OpinionPolitikë

Intervistë me Av. Gentian Trenova: Vettingu u përdor për shantazh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos guxonin të hetojnë korrupsionin e qeverisë

Personat që u emëruan në organet e vettingut në mënyrë të qëllimshme u përzgjodhën njerëz me integritet të ulët, jo profesionist dhe u përdorën politikisht.

Jakup B. GJOÇA

Avokat Gentian Trenova, në intervistën për gazetën “Telegraf”, argumenton shkaqet e dështimit të Reformës në Drejtësi, duke theksuar së pari, se Vetingu u përdor si shantazh nga pushtetarët, për prokurorët e gjyqtarët, që do të “kualifikoheshin” të jenë “patronazhistët” e pushtetit. Së dyti, fajësimi është edhe tek heshtja e ndërkombëtarëve, të cilët kishin “hall” përvetësimin e fondeve financiare, sesa “hallin” e Drejtësisë në Shqipëri. Av Trenova thotë se në votimin e kërkesës së SPAK  në Parlament për arrrestimin e  zvkryeministres Balluku, mbrojtja nuk argumentoi dot qëllimin politik të kërkesës së SPAK dhe në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i hoqi mandatin e deputetes. Av, Trenova pohon se u shkelën të gjitha parimet bazë të Reformës në Drejtësi, ku vetë hartuesit e saj, uzurpuan postet drejtuese të institucioneve të Drejtësisë.

Në rastet e abuzimit të detyrës nga një ministër është e vështirë të përjashtosh Kryeministrin nga përgjegjësia penale si bashkëpunëtor, kur vendimmmarja e paligjshme ka kaluar edhe nga duart dhe dijenia e kryeministrit.



– Zoti Trenova, Vettingu, a funksionoi sipas parimeve të meritokracisë, paanshmërisë politike, partiake?

– Procesi i Vettingut ka qenë një proces në thelb politik, i fshehur pas një maske me ndërkombëtare, që gjoja monitoronin procesin. Nëpërmjet këtij procesi plotësisht të padrejtë u arritën disa qëllime njëkohësisht. U goditën gjyqtarët dhe prokurorët, që u konsideruan armiq të qeverisë dhe ata, që kishin integritet dhe nuk merrnin urdhëra politik në punën tyre. U lanë në sistem gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët zbatonin me verbëri urdhërat politik, edhe në rastet kur shkelej hapur ligji. Qeveria arriti të paralizojë për një kohë të gjatë, për disa vite, funksionimin e sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Me një gjykatë dhe prokurori jo funksionale, qeveria e kishte më të lehtë të punonte në mënyrë arbitrare, të abuzonte me prokurimet, me licensat, me shpronësimet, me largimet masive nga puna, me shpërdorimin e parave, etj, pasi qytetari i cënuar nuk kishte mundësi të kundërshtonte. E drejta e qytetarit të cënuar nga abuzimi me pushtetin ngelej për t’u trajtuar në kalendra greke, pasi do të kërkonte një kohë shumë vjeçare për t’u shqyrtuar në gjykatë.Vettingu shërbeu edhe si një shantazh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që këta të mos guxonin të kundërshtonin vendimet dhe aktet e qeverisë, apo të hetonin zyrtarë të lartë, ndryshe ata mund të largoheshin nga sistemi.

Mbrojtja (e Grupit Parlamentar të PS-së, për mosarrestimin e zv-kryeministres Balluku, sipas kërkesës së SPAK) duke mos hequr imunitetin, është në kapërcim të mbrojtjes kushtetuese dhe në thelb heq maskën e hipokrizisë për gjoja të suksesit të reformës në drejtësi.

– Kriiteret e vlerësimit a u zbatuan horizontalisht, për të gjithë kandidatët, që kaluan në “sitën” e Vettingut?

-Personat, që u emëruan në organet e Vettingut në mënyrë të qëllimshme u përzgjodhën njerëz me integritet të ulët, jo profesionist, dhe u përdorën politikisht. Në lidhje me vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kriteret kanë qenë subjektive dhe aspak transparente. Për disa të përkëdhelur janë fshehur problematikat me pasurinë dhe integritetin e tyre, ndërkohë që për të tjerë hetimi është bërë i thelluar, duke cënuar rëndë shumë parime të së drejtës, jeta private, siguria juridike, etj. Madje, edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi në deklaratat e tij publike ka pranuar se procesi i Vettingut ka qenë një proces me standarte të dyfishta.

PASOJAT E DËSHTIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI

Në projektin e prezantuar për reformën në drejtësi ishin disa qëllime dhe objektiva. Për një drejtësi të pavarur, të paanshme, të ulej numri içështjeve në gjykatë, të përmirësohej aksesi në gjykatë, të shkurtohej koha e gjykimit dhe e hetimit, të zvogëlohej korrupsioni dhe ndikimi i paligjshëm, të rritej besimi i publikut te drejtësia. Në të vërtetë pas kalimit të disa viteve dhe përfundimit të procesit të Vettingut, asnjëra nga këto qëlllime dhe objektiva nuk u arritën, përkundrazi janë përkeqësuar. Niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm, numri içështjeve në pritje është disa fishuar, qytetarët paguajnë për të afruar një datë gjyqi, dhe qytetarëve u janë mohuar në mënyrë të padrejtë të drejtat e tyre të cënuara.

– Një nga kushtet paraprake të Reformës në Drejtësi, ishte që hartuesit e kësaj reforme, për një kohë të gjatë kohore, nuk do të merrnin poste në institucionet e reja të Drejtësisë. Mirëpo realisht, sot shumë hartuesë të kësaj reforme, janë kryetarë të institucioneve të larta të Drejtësisë, si edhe anëtarë të tyre. A ka problem kjo për perceptimim dhe funksionimin e Drejtësisë?

– Një nga kushtet e reformës ishte që ekspertët, që hartuan reformën, nuk duhet të bënin karrierë në institucionet e reja të drejtësisë. Ky parim nuk u zbatua, por në konflikt interesi pothuajse të gjithë ekspertët u shpërblyen me poste të larta në sistemin gjyqësor dhe të prokurorisë. Emërimi i tyre u bë në konflikt interesi dhe kundërshtim edhe me dy kritere themelore, pasi asnjëri prej tyre nuk ishte magjistrat dhe për asnjërin prej tyre nuk u bë Vetting, sikurse për gjyqtarët dhe prokurorët. Disa prej tyre u emëruan si anëtarë të KLP dhe KLGJ, disa gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, madje edhe Sokol Çomo u emrëua si anëtar i KPA. Po kështu, edhe Darian Pavli u promovua pa asnjë eksperiencë si gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut.

Por më e keqja qëndron te heshtja e ndërkombëtarëve dhe në disa raste bashkëfajësia e tyre në dëmtimin e procesit të zbatimit të Reformës në Drejtësi për hir të ruajtjes së privilegjeve personale dhe marrjes së fondeve të tjera për qëllime të reformës.

– Cili është produkti i deritanishëm i Reformës në Drejtësi?

– Në projektin e prezantuar për reformën në drejtësi ishin disa qëllime dhe objektiva. Për një drejtësi të pavaruar, të paanshme, të ulej numri i çështjeve në gjykatë, të përmirësohej aksesi në gjykatë, të shkurtohej koha e gjykimit dhe e hetimit, të zvogëlohej korrupsioni dhe ndikimi i paligjshëm, të rritej besimi i publikut te drejtësia. Në të vërtetë, pas kalimit të disa viteve dhe përfundimit të procesit të vettingut, asnjëra nga këto qëlllime dhe objektiva nuk u arritën, përkundrazi janë përkeqësuar. Niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm, numri içështjeve në pritje është disafishuar, qytetarët paguajnë për të afruar një datë gjyqi, dhe qytetarëve u janë mohuar në mënyrë të padrejtë të drejtat e tyre të cënuara.

– Korrupsioni i një anëtari të qeverisë (duke u bazuar në Kushtetutë dhe në Kodin Penal) (i provuar me dënim nga Gjykata, apo është në hetim penal dhe i paraburgosur), është VETËM përgjegjësi individuale? Përjashtohet përgjegjësia politike dhe penale e kryeministrit?

-Përgjegjësia penale, si rregull, është përgjegjësi individuale. Por në këtë parim nuk duhet të përjashtojmë edhe personin bashkëpunëtor. Në rastet e abuzimit të detyrës nga një ministër është e vështirë të përjashtosh Kryeministrin nga përgjegjësia penale si bashkëpunëtor, kur vendimmarja e paligjshme ka kaluar edhe nga duart dhe dijenia e kryeministrit. Ndërsa përgjegjësia politike është e Kryeministrit, sidomos në rastet, kur abuzimet janë në përpjestime të mëdha dhe kur disa ministra bien radhazi në ndjekie penale. Gjithsesi, përgjegjësia politike është e lidhur edhe me kulturën politike të vendit, standartin e demokracisë dhe shkallën e reagimit qytetar ndaj padrejtësive dhe abuzimit me pushtetin.

– Në bazë të Kushtetutës, a mundet kryeministri të gjykojë (siç ndodhi në Grupin Parlamentar të PS-së, para disa ditësh) nga ana penale, kërkesën e SPAK, për arrestimin e një ministri, me akuzën e korrupsionit?

– Procesi, që u ndoq nga Kuvendi në rastin Balluku është në kundërshtim me Kushtetutën. Imuniteti, që Kushtetuta njeh për deputetin është vetëm për mbrojtje nga një sulm politik apo akuzë me prapavijë politike. Në asnjë rast qeveria, apo zonja Balluku nuk kanë pretenduar se hetimi ndaj Ballukut ka patur prapavijë dhe shtytje politike. Në të kundërt, mbrojtja, duke mos hequr imunitetin, është në kapërcim të mbrojtjes kushtetuese dhe në thelb heq maskën e hipokrizisë për gjoja të sukesesit të reformës në drejtësi.

Edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi në deklaratat e tij publike ka pranuar se procesi i Vettingut ka qenë një proces me standarte të dyfishta.

– Cilët janë faktorët dhe aktorët politikë, SHKAKTAR të dështimit të Reformës në Drejtësi?

– Arsyet e dështimit të reformës i rreziqeve që në fillim të hartimit të projektit. Më pas, ndërhyrja e plotë e qeverisë pothuajse në të gjithë procesin, por më e keqja qëndron te heshtja e ndërkombëtarëve ndaj shkeljeve të rënda të procesit dhe në disa raste bashkëfajësia e tyre në dëmtimin e procesit për hir të ruajtjes së privilegjeve personale dhe marrjes së fondeve të tjera për qëllime të reformës.

– Idea, që Reforma e Drejtësisë edhe në Shqipëri të miratohet me Referendum ( që të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, shoqërorë, ekspertë, etj, të marrin pjesë aktive në diskutime, hartime të Reformës në Drejtësi) a është një mundësi reale, apo një eutopi?

– Është e rëndësishme që të gjithë vektorët e interesave në vend të bëjne një reflektim të sinqertë për reformën në drejtësi. Të pranojnë realitetin dhe problemet e shkaktuara, për disa mund të konsiderohet edhe pranim të dështimit. Pas pranimit të realitetit, duhet reflektuar për daljen nga situata dhe një mendim të ftohtë dhe largpamës, për t’i dhënë vendit një perspektivë të mirë të ngritjen së institucioneve, qëndrueshmërinë e tyre dhe integritetin e tyre. Së pari Kushtetuta duhet të futet në kanalet e një kushtetute të një shteti demokratik dhe jo të një shteti eksperimental. Mjaft me ekperimente sipas projekteve politike me interesa të momentit. Së dyti, duhet të kemi institucione të drejtësisë të pavarura nga politika, apo shoqëria civile, mbas të cilës fshihet politika e ditës. Së treti, duhet të përmirësohet sistemi i karrierës dhe meritës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet riparë procesi i Vettingut me një KLGJ dhe KLP profesionale dhe të paaanshme. Duhet të ulet burokracia e institucioneve të drejtësisë me shumë institucione dhe hallka që më shumë sjellin paqartësi dhe padrejtësi se sa funksionalitet.

Faleminderit