IShP: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës, vaksinimi mbetet prioritet
Instituti i Shëndetit Publik (IShP) njofton se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në kopshtet dhe institucionet parashkollore të Tiranë, duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin informacion vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që krijojnë panik të panevojshëm.
Instituti u rikujton prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin në kohë të fëmijëve, pasi vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.
IShP garanton se do të vijojë të informojë publikun në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme për çdo zhvillim në fushën e shëndetit publik.
