Kastriot Caka: Poliçani kërkon autonominë, bashki më vete…!
“Sot po kërkohet të na merret ajo që na përket- Identiteti ynë”
Reforme teritorjale që pritet të zbatohet është një ndëshkim për popullin e Poliçanit. Ata këto ditë janë të tronditur dhe të revoltuar për këtë padrejtësi që po u bëhet. Të shuash nga harta një qytet që sakrifikoi aq shumë, e ngriti nga shtëpia e parë, nga i pari qytetar dhe arriti të bëjë një qytet që do të prodhonte të gjitha llojet e armëve, për sigurinë kombëtarë që sot duhet më tepër se kurrë. Një armatë e tërë puntorësh, specialistë, inxhinjerë dhe kuadro të shumtë, erdhën nga gjithë Shqipëria dhe krijuan dhe ndërtuan qytetin e hekurt të Poliçanit. Sot ndodh ndryshe, me pretekstin e reformës teritoriale do t’i mbyllin dyertë përfundimisht këtij qyteti. Qyteti ndoshta i varfër, por ka marre pamjen e një qyteti që jetohet. Dhe kjo është bërë nën kujdesin e Bashkisë, që qyteti merr pak frymë. Le t’u referohemi mendimeve të një medje të vogël ” Poliçani i Brezave.” Ja si shkruan një ish banore e këtij qyteti:
Zëri që nuk duhet të heshtë!
Poliçani nuk është një emër që fshihet me një firmë në letër, nuk është një dosje që mbyllet në një tavolinë. Poliçani nuk mund të jetë një emër që mund të zhduket në heshtje. Poliçani është jetë, është sakrificë, është histori. Histori e shkruar me mund, me djersë, me dinjitet dhe me gjakun e njerëzve të tij punëtorë. Sot po kërkohet të na merret ajo që na përket identiteti ynë.
Na thuhet “reformë”. Për çfarë shërben kjo reformë ? “Për shpopullim!”? Ku është zhvillimi,
“Shkatërrim!” Ku është rinia, ku janë vendet e punës ? “Uzina e armëve premtim bosh”. Ku janë shërbimet që na u premtuan? Për një mjek specialist shkojmë larg, për një rezonancë duhet të presim me muaj dhe duhet të ikim me km larg në Elbasan. Për një pashaportë udhëtojmë me orë larg, sepse shërbimi nuk ofrohet në qytetin tonë. Dhe tani kërkojnë edhe të na shuajnë si Bashki, kjo nuk është reformë, është kthim pas.
Centralizimi i shërbimeve duke e varur Poliçanin nga nuk është zgjidhje, por problem i ri dhe po aq i vjetër pasi ne e vuajtëm për shumë vite vartësinë e qytetit tonë nga Skrapari. Kjo lloj qasjeje na kujton një periudhë që mendonim se e kishim lënë pas , atë të komunizmit, kur qytetarët detyroheshin të udhëtonin për çdo dokument apo shërbim bazë, orvateshin me orë të tëra dhe nuk gjenin zgjidhje. Sot, në vend që të afrohen shërbimet pranë qytetarëve, vendime të tilla administrative po i largojnë ato. Rreth 31 km distancë mund të duken pak në hartë, por në realitet përkthehen në kohë të humbur, kosto shtesë dhe vështirësi për qytetarët sidomos për të moshuarit, familjet në nevojë apo ata pa mjete transporti. Dhe për më tepër kur kjo distancë shoqërohet me një rrugë të amortizuar, situata bëhet edhe më e rëndë. Si mund të dalim dhe kundra Zotit ,ashtu siç thoshnin dhe të parët tanë ,”Uji i lumit rrjedh poshtë. A mund t’a kthejë njeri lart?!” Një bashki që funksionon nuk ka pse të prishet. Poliçani është dëshmi që shërbimet mund të ofrohen mirë edhe në nivel lokal. Reformat e vërteta nuk bëhen duke i marrë pushtetin komuniteteve, por duke i forcuar ato. Nëse një bashki funksionon, ajo duhet të mbështetet , jo të shuhet.
Ne e kemi parë çfarë ndodhi!
Reforma territoriale e vitit 2015 nuk solli zhvillim për ish-komunat. Ajo solli heshtje. Solli shkatërrim!Solli shpopullim! Fshatra të tëra u zbrazën! Shtëpitë u mbyllën!Tokat u lanë djerrë!
Varret e të parëve mbetën pa njeri! U shuan traditat! U dobësuan zakonet! U këput lidhja me tokën. Dhe sot kërkohet e njëjta gjë për “Bashkitë e vogla”, shkrirja e këtyre bashkive nuk është reformë – është dëbim i njerëzve nga vendi i tyre. Është papunësi. Është varfëri. Është shpopullim. Është shkatërrim. Dhe lind një pyetje e drejtë: Nëse qeveria është e popullit, pse kjo politikë shkon kundër popullit? Sepse boshatisja e qyteteve dhe fshatrave nuk është zhvillim. Është dorëzim. Ne nuk jemi një popull që harron sakrificat e veta. Ne nuk jemi një qytet që dorëzohet pa zë. Ne jemi ata që dimë të ngrihemi kur preket dinjiteti ynë. Ashtu si në vitet më të vështira, viti 92 është një nga ato ditë kur u bë historia, ku ne të gjithë bashkë mbrojtëm të drejtat tona dhe po të jetë nevoja ne do të bëhemi sërish bashkë. Pa parti! Pa ndarje! Pa dallim. Vetëm si Poliçansa! Sepse këtu janë rrënjët tona, janë shtëpitë tona, janë varret e të parëve tanë! Ndaj ne nuk mund t’i lëmë në harresë, nuk mund ta shohim qytetin tonë të zbehet, nuk mund të pranojmë që fëmijët tanë të rriten pa identitet.Kjo nuk është thjesht një reformë, kjo është një provë për ekzistencën tonë. Dhe përgjigjja jonë është e qartë: Ne do të qëndrojmë, ne do të dëgjohemi, ne do të mbrojmë Poliçanin ! Ne do jemi bashkë si një zë i vetëm për qytetin dhe dinjitetin tonë. Sepse një qytet nuk shuhet kur ka njerëz që e duan. Dhe Poliçani ka bijtë e tij.Sot është dita për të folur. Sot është dita për t’u bashkuar. Sot është dita për të mos heshtur!
POLIÇANI I BREZAVE:
Me dëshirën për të forcuar identitetin dhe lidhjen tonë me historinë e qytetit, synojmë të nisim një proces të hapur konsultimi me të gjithë komunitetin tonë. Qëllimi ynë është të përcaktojmë së bashku një ditë të veçantë, e cila do të shpallet si festa lokale e qytetit. Theksojmë se kjo ditë duhet të përkojë me momentin historik kur u formalizua krijimi i qytetit të Poliçanit dita kur ai mori statusin e një qyteti dhe nisi rrugëtimin e tij si një qendër e organizuar. Për këtë arsye, i bëjmë një thirrje të veçantë ish-banorëve, banorëve më të hershëm, specialistëve dhe të gjithë atyre që kanë njohuri mbi historinë e qytetit, të kontribuojnë me dëshmi, dokumente arkivore, kujtime dhe rrëfime që ndihmojnë në përcaktimin sa më të saktë të kësaj date të rëndësishme.
Kjo ditë synohet të kthehet në një pikëtakim brezash, një urë lidhëse mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.Ftojmë çdo qytetar të ndaj çdo informacion që disponon për: Cila datë përfaqëson më saktë ditën e formalizimit të qytetit të Poliçanit, çfarë burimesh, dokumentesh apo dëshmish mund të kontribuoni për ta vërtetuar këtë datë dhe si e imagjinoni organizimin e kësaj Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një traditë të qëndrueshme, që do të na përfaqësojë denjësisht dhe do të mbetet për brezat që vijnë.
(Vijon)
