Aktualitet

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti!

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktori pogradecar Ilir Shkurti.

68-vjeçari ishte një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit dhe të kinematografisë shqiptare, ku spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal.

Por u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.

Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit.

Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.

Filmografia e Ilir Shkurtit 1980-1990:

1985     Kush vdes në këmbë

1988     Shkëlqim i përkohshëm