Kronikë

Kolonjë/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset në arë, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës, ku një zetor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti bujqësor të përmbyset. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve, por raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I lënduari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.