KQZ shpërndan 3.57 milionë euro fonde vjetore për partitë politike
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancë publike vendosi sot shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetor për vitin 2026.
Buxheti i shtetit ka parashikuar fondin prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2026.
Në total përfitojnë gjithsej 17 parti politike dhe ndarja realizohet sipas rezultatit zgjedhor të 11 majit 2025, ku PS qëndron e para me 166 067 986 lekë, ndjekur më pas nga PD, e cila do të marrë 81 187 402 lekë.
E treta është Partia e Lirisë, së cilës KQZ do t’i japë mbi 10 985 978 lekë, ndjekur nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit që merr 10 327 314 lekë.
Partitë e reja në Parlament, Mundësia e Agron Shehajt merr 8 580 010 lekë, ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt merr mbi 7 178 306 lekë.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit merr 6 324 674 lekë, ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit merr 5,795,906 lekë, PBDNJ merr 5 795 906 lekë, Partia Republikane e Fatmir Mediut si dhe Partia Ambientaliste Agrare do të përfitojnë 5 795 906 lekë secila.
Po ashtu rreth 5 795 906 lekë marrin edhe partitë PDK, PLL, FRD, PBKD, ndërsa KEA do të marrë 5 451 162 lekë.
Gjithashtu, në seancën e sotme publike u plotësuan vakancate krijuara në këshillat bashkiak: Këshilli i Bashkisë Vlorë me kandidatin e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Valter Hasanaj; Këshilli i Bashkisë Bulqizë me kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fllanxa Losha; Këshilli i Bashkisë Shijak me kandidatin e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Mentor Jamaku; Këshilli i Bashkisë Vau Dejës me kandidatin e “Partisë Socialdemokrate”, Elton Frashnaj.
Ndaraja e fondeve sipas partive:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 166.588.645 lekë;
- Partia Demokratike (PD) – 76.579.365 lekë;
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 6.376.671 lekë;
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 5.802.179 lekë;
- Partia Republikane Shqiptare (PR) – 6.576.921 lekë;
- Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) – 6.473.970 lekë;
- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK) – 5.802.179 lekë;
- Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) – 6.547.550 lekë;
- Partia e Lirisë (PL) – 11.774.110 lekë;
- Fryma e Re Demokratike (FRD) – 6.257.137 lekë;
- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD) – 5.802.179 lekë ;
- Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 6.330.947 lekë;
- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB) – 6.898.984 lekë;
- Partia Mundësia (MUNDËSIA) – 8.592.556 lekë;
- Partia Socialdemokrate Shqiptare (PSD) – 10.346.133 lekë;
- Nisma Thurje (NISMA) – 4.335.312 lekë;
- Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4.515.162 lekë.
