Kur drejtuesit publikë ndërtojnë perandori private. Skema që ngre dyshime serioze. Rasti i Drejtorit të ASHK Vlorë Albion Koçi
Në një vend ku qytetarët përballen çdo ditë me burokraci, vonesa dhe barriera administrative, po merr formë një realitet tjetër paralel: ai i zyrtarëve të lartë që, ndërsa mbajnë poste kyçe publike, dyshohet se ndërtojnë rrjete të fuqishme financiare në sektorin fitimprurës të ndërtimit.
Një nga rastet që ka hyrë në fokus të një investigimi të thelluar është ai i drejtuesit publik, Albion Koçi, aktualisht i punësuar si Drejtor në ASHK Vlorë. Sipas informacioneve që po verifikohen nga burime të ndryshme, ekzistojnë dyshime serioze se të ardhura të përfituara përmes ndikimit të këtij pozicioni kanalizohen drejt investimeve private. Në qendër të këtyre dyshimeve qëndron “INDALB sh.p.k në emër të Albion Koçi dhe vllait të tij Indrit Koçi. Ky konfigurim, drejtues publik në një institucion me ndikim dhe familjarë të përfshirë në sektorin e ndërtimit, përbën një model të njohur që shpesh përdoret për të maskuar përfitimet reale.
Rasti i Drejtorit të ASHK Vlorë Albion Koçi dhe kompanisë së ndertimit “INDALB sh.p.k” përputhet në mënyrë të frikshme me këtë model. Kemi drejtues publik me ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, familjarë të tij dhe aj vetë, të përfshirë në aktivitete ndërtimi dhe indicie për rrjedhë të parave të korrupsionit nga sektori publik drejt investimeve private.
Nga zyra e shtetit tek kantieri i ndërtimit
Sipas informacioneve që janë duke u verifikuar, Albion Koçi në rolin e tij si Drejtor në ASHK Vlorë, dyshohet se ushtron ndikim në procese që lidhen drejtpërdrejt me pronën, dokumentacionin dhe procedurat administrative. Këto procese, në shumë raste, përkthehen në vendime me vlerë të lartë ekonomike për qytetarë dhe biznese të cilët janë të detyruar të paguajnë ryshfete dhe gjoba të majme. Burime të ndryshme flasin për praktika informale, ku ndërhyrje të caktuara administrative shoqërohen me përfitime monetare të konsiderueshme, shifra që në disa raste pretendohet se nuk zbresin nën dhjetëra mijëra euro. Këtu kemi të bëjmë me një mekanizëm të strukturuar për gjenerim të ardhurash jashtë çdo kuadri ligjor.
Dyshimi kryesor që po hetohet është ky: A po transferohen këto të ardhura të përfituara në mënyrë korruptive nga Albion Koçi drejt investimeve në kompaninë “INDALB sh.p.k”..?
Ndërtimi si “strehë” e kapitalit të dyshimtë
Sektori i ndërtimit mbetet një nga mënyrat më të përdorura për të integruar para me burim të paqartë në ekonomi. Investimet e mëdha, mungesa e transparencës së plotë dhe mundësia për të justifikuar fitime në dokumente e bëjnë atë një kanal ideal. Rasti i Drejtorit të ASHK Vlorë Albion Koçi dhe kompanisë së ndertimit “INDALB sh.p.k” përputhet në mënyrë të frikshme me këtë model. Kemi drejtues publik me ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, familjarë të tij dhe aj vetë, të përfshirë në aktivitete ndërtimi dhe indicie për rrjedhë të parave të korrupsionit nga sektori publik drejt investimeve private. Ky nuk është një fenomen i izoluar, por një skemë që, sipas ekspertëve, është përhapur në mënyrë shqetësuese në disa nivele të administratës.
Sipas informacioneve që janë duke u verifikuar, Albion Koçi në rolin e tij si Drejtor në ASHK Vlorë, dyshohet se ushtron ndikim në procese që lidhen drejtpërdrejt me pronën dhe procedurat administrative. Këto procese, në shumë raste, përkthehen në vendime me vlerë të lartë ekonomike për qytetarë dhe biznese të cilët janë të detyruar të paguajnë ryshfete dhe gjoba të majme
Investigim të thellë dhe të vazhdueshëm
Redaksia jonë ka nisur një investigim të detajuar dhe afatgjatë mbi këtë çështje, duke u fokusuar në çdo lëvizje financiare të lidhur me kompaninë “INDALB sh.p.k”, për pasuritë dhe transaksionet e familjarëve të Albion Koçi përfshirë vllain e tij Indrit Koçi dhe vendimmarrjet e marra nga Albion Koçi në ASHK Vlorë që mund të kenë ndikim ekonomik. Ky investigim do të ndjekë çdo gjurmë. Çdo kontratë, çdo leje, çdo transaksion do të analizohet me imtësi dhe çdo shkelje do të referohet në SPAK
Madje edhe ky denoncim tregon qartë se organet e specializuara mund ta përdorin këtë informacion dhe këto dyshime si indicie për fillimin e hetimeve të thelluara dhe specializuara nga Strukturën e Posaçme e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Nën vëzhgim të përhershëm
Ky nuk është thjesht raportim, është një angazhim për ndjekje deri në fund. Aktiviteti i Albion Koçi në ASHK Vlore do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm. Çdo vendim, çdo ndryshim në strukturat e pronësisë, çdo zgjerim i kompanisë “INDALB sh.p.k”” do të jetë pjesë e këtij hetimi.
Ky është vetëm kapitulli i parë, koha e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund.
Në ditët në vijim, do të publikohen materiale të tjera edhe më të detajuara mbi këtë çështje dhe lidhjet financiare të Drejtorit të ASHK Vlorë Albion Koçi dhe kompanisë “INDALB sh.p.k” me nr.nipti M41722061P.
