Aktualitet

Kush do të jetë Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Tonin Vocaj kryeson listën e kandidatëve

Tonin Vocaj, është kandidati i cili kryeson listën, në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vocaj është kandidatura që ka fituar më shumë pikë në procesin e vlerësimit, ndërkohë që pas tij është Lorenc Panganika dhe Skënder Hitaj.

Tonin Vocaj ka një karrierë pothuaj 35 vjeçare dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme. Ai njihet si oficer korrekt, profesionist dhe i vendosur.

Sipas raportimeve, tre emrat e parë në listë janë dërguar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në tavolinën e kryeministrit Edi Ramës, i cili do të vendosë emrin e kandidatit fitues sipas preferencës së tij.

Vendimi për kryepolicin e ri mund të merret brenda javës.

Në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend janë gjithsej 14 kandidatë.

Kandidatët që garojnë janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita dhe Tonin Vocaj.