Politikë

“Marrëveshjet të mos politizohen”, Gogu: Shqipëria po përfiton nga fondet e BE-së

“I përmenda të gjitha këto detaje për të thënë se bëhet fjalë për standarde europiane, financim me standarde europiane, për financim që prek jetën e përditshme, për auditim europian, ashtu siç u përmend këtu që Shqipëria vazhdon dhe përfiton nga fondet e BE-së, edhe kur në to konstatohen pas auditimeve keqfunksionime.

Atherë pezullohen dhe rivazhdon financimi, siç do të jetë edhe rasti i IPARD, i cili do të vazhdojë më fuqishëm se më parë. Nuk kemi vetëm retorikë anëtarësimi.

E kuptoj fare mirë parodizimin që përpiqet t’i bëhet situatës, sikur anëtarësimi në BE të ishte ndryshimi i realitetit brenda orës dhe jo sikur të ishte ndryshim dekadash që kanë kaluar të gjitha vendet para se ta aksesonin atë.

Kështu që e vetmja rrugë që ky Parlament ka është që t’i shqyrtojë me seriozitet të gjitha këto marrëveshje, t’i miratojë ato dhe prandaj i ftoj edhe kolegët e opozitës që të bëhen pjesë, në mënyrë që standardet e BE-së të fillojnë të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha mes të tjerash Gogu.