Ndërkombëtarët që dhanë leksione për drejtësinë dhe vettingun, fituan miliona euro. Erdhën si hamshorë dhe e kthyen Shqipërinë si “bordello”!
Kush ishte Jeffrey Epstein/ Nga miliardat te skandalet seksuale dhe përmendja në dosjen e tij e të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi
Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi 3 milionë faqe nga dosja e Jeffrey Epstein, milioneri i njohur për shoqërimin me të famshëm, politikanë, miliarderë dhe yje akademikë e që tashmë po zbulohen të gjitha skandalet seksuale të tij dhe të bashkëpuntorëve të tjerë. Ai sipas autoriteteve përfshiu të paktën 1,000 gra dhe vajza, shumë prej tyre të mitura, të cilat u nënshtruan dhunës dhe abuzimit seksual të përsëritur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij. Të përmendur në dosje kanë qënë dhe ndërkombëtarë ,që janë marrë me çështjet e Ballkanit si dhe Shqipërisë duke e trajtuar vendin tonë si bordello . Gazeta Telegraf dhe analistë amerikanë e kanë përmendur të ashtuquajturën “ Drejtësi “ të sjellë prej tyre si një skandal dhe zhvatje e parave të shqiptarëve dhe ja ku dalin tashmë faktet dhe të vërtetat e këtyre ndërkombëtarëve që na shisnin moral, standarde dhe reforma.
01 Nga Avokat Arben Llangozi
SKANDAL! Dhe pastaj na shesin moral, standarde dhe “reforma”

Thorbjørn Jagland, ish-shef i Këshillit të Europës, dërgon informacion me email-e në drejtim të Jeffrey Epstein dhe komente të pështira pas vizitave zyrtare në Shqipëri. Ai shkruan se në Shqipëri ka vajza të bukura. Ky zotëri kishte ardhur për të vlerësuar vajzat shqiptare dhe jo demokracinë. Ky ishte “standardi europian” që na shitej me miliona euro?
Ja kush ishin “ndërkombëtarët” që na jepnin leksione për moral, drejtësi dhe shtet ligjor!
Thorbjørn Jagland, ish-shef i Këshillit të Europës, dërgon informacion me email-e në drejtim të Jeffrey Epstein dhe komente të pështira pas vizitave zyrtare në Shqipëri. Ai shkruan se në Shqipëri ka vajza të bukura.
Ky zotëri kishte ardhur për të vlerësuar vajzat shqiptare dhe jo demokracinë. Ky ishte “standardi europian” që na shitej me miliona euro?
Dhe nuk mund të mbetet mbas edhe Hans Kijlstra, ylli i vetingut. Erdhi si shpëtimtar, u soll si zot i drejtësisë, u largua me turp nga Shqipëria pasi kreu marrdhenie me sekretaren e vet, ai iku nën hije skandalesh, heshtjeje dhe pyetjesh pa përgjigje. Asnjë transparencë. Asnjë përgjegjësi. Zero llogari.
Po këta na pastronin drejtësinë? Po këta na tregonin kush është i ndershëm e kush jo? Dhe nga ana tjetër na vlerësokan edhe femrat.
Një tufë hamshorësh imoralë, që nga podiumet flisnin për etikë, ndërsa pas perdeve dilnin email-e, lidhje dhe afera seksuale. Shqipëria u trajtua si koloni eksperimentale, jo si shtet sovran. Na imponuan emra, vendime, reforma. Sot dalin faktet, dhe maskat bien një e nga një.
Nuk mund të mbetet mbas edhe Hans Kijlstra, ylli i vetingut. Erdhi si shpëtimtar, u soll si zot i drejtësisë, u largua me turp nga Shqipëria pasi kreu mardhënie me sekretaren e vet, ai iku nën hije skandalesh, heshtjeje dhe pyetjesh pa përgjigje. Asnjë transparencë. Asnjë përgjegjësi. Zero llogari.
Këtë e kam thënë prej vitesh dhe sot nuk kam më pse ta zbukuroj, këta nuk jane “partnerë ndërkombëtarë”, ishin grabitqarë me kostum. Kur i denoncova, më shpallën armik, më thanë se po bëja presion, se po shantazhoja. Sajonin gënjeshtra për të më mbyllur gojën.
Sot del gjithçka në dritë, nuk erdhën të ndërtonin drejtësi, erdhën të kënaqnin epshet, të mbushnin xhepat dhe të silleshin si pronarë të Shqipërisë. Për ta ky vend ishte bordello dhe bankomat njëkohësisht. Dhe këta palaço kishin guximin të na flisnin për etikë, moral dhe standarde europiane. Jo, e vërteta është kjo, erdhën, u përdhosën, u pasuruan dhe ikën duke na lënë ne të paguajmë faturën.
02 Kush ishte Jeffrey Epstein?

I përshkruar nga New York Magazine në vitin 2002 si një “njeri me para misterioze”, Jeffrey Epstein u katapultua në kulmin e elitës globale duke u kujdesur për miliarda dollarë asete nga një bazë klientësh kryesisht sekrete. Hetimi i parë: Policia në Palm Beach, Florida, filloi hetimin e Epstein në vitin 2005 pasi ai u akuzua se i kishte paguar një vajze 14-vjeçare për seks. Më pas, FBI-ja iu bashkua hetimit, por Epstein bëri një marrëveshje të fshehtë me prokurorin amerikan në Florida për të shmangur akuzat federale, gjë që i lejoi atij të deklarohej fajtor në vitin 2008 për një akuzë relativisht të vogël për prostitucion në nivel shtetëror. Koha e tij? 13 muaj në një program lirimi me kusht nga burgu.
Akuzat dhe vetëvrasja: Në vitin 2019 prokurorët federalë të Manhattanit e rikthyen çështjen në jetë. Ata e akuzuan Epsteinin për trafikim seksual, duke e akuzuar atë për abuzim seksual me dhjetëra vajza. Epstein u akuzua konkretisht për përdorimin e aeroplanit të tij privat, të quajtur “Lolita Express”, për të transportuar vajza deri në 14 vjeç midis rezidencave të tij luksoze në New York dhe Florida midis viteve 2002 dhe 2005. U pretendua se vajzat ishin rekrutuar për të masazhuar, por në vend të kësaj do të ngacmoheshin seksualisht. Ai kishte deklaruar se nuk ishte fajtor dhe përballej me deri në 45 vjet burg nëse dënohej. Por një muaj pas arrestimit të tij, ai vrau veten në burg.
03 “Dua të bëhem asistente e tij”, një vajzë shqiptare në dosjen e Epstein, i kërkuan foto me cilësi të lartë

Në mesin e rreth 3 milionë faqeve të reja të publikuara së fundmi në lidhje me dosjen e Jeffrey Epstein, shfaqet edhe emri i një vajze shqiptare, e cila rezulton se ka aplikuar për një vend pune si asistente personale. Sipas dokumenteve, e reja me iniciale E.T. ka aplikuar në mars të vitit 2017. Fillimisht, ajo i ka dërguar një CV një personi ndërmjetës, emri i të cilit është i mbuluar në materialet e publikuara, duke shprehur interes për pozicionin e punës. Nga të dhënat e CV-së rezulton se në atë periudhë ajo jetonte në Paris. Sipas komunikimeve, vajza ishte rreth 21–22 vjeçe, siç e përshkruan agjenti i Epstein, ndërsa i kërkon këtij të fundit mendim nëse duhet ta ftojë kandidaten në intervistë. Në vijim, asistenti i Epstein i kërkon asaj të dërgojë “3 foto me cilësi të mirë dhe CV-në”. Kandidatja i përcjell më pas dokumentet dhe tri foto personale.
“Ta marr në intervistë këtë? Është 21–22 vjeçe, jeton në Paris”, shkruan asistenti në një nga mesazhet. Pas këtij komunikimi nuk ka më korrespondencë të dokumentuar dhe mbetet e paqartë nëse vajza me origjinë shqiptare, e cila në vitin 2017 jetonte në Paris, ka vijuar më tej procesin apo ka punuar ndonjëherë për Jeffrey Epstein. Një pjesë e madhe e emaileve dhe dokumenteve të publikuara datojnë më shumë se një dekadë më parë dhe hedhin dritë mbi marrëdhëniet dhe aktivitetet e Epstein gjatë periudhës kur ai përballej me probleme serioze ligjore. Epstein vdiq në gusht të vitit 2019 në burg, ndërsa ishte nën akuza për një skemë të gjerë trafikimi seksual.
Jeffrey Epstein ishte një financier amerikan, i dënuar si trafikant qeniesh njerëzore, abuzues seksual i fëmijëve dhe përdhunues serial.
04 Iu përmend emri në dosjet e Epstein, jep dorëheqjen i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak, një nga emrat më të njohur të diplomacisë sllovake dhe europiane, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pasi emri i tij u përmend në dokumente që lidhen me skandalin Jeffrey Epstein. Ngjarja mori vëmendje të madhe pas raportimeve se Lajçak kishte pasur më herët komunikime me Epstein, financierin amerikan të dënuar për abuzime seksuale dhe trafikim të qenieve njerëzore, çka solli menjëherë reagime dhe debat publik. Sipas informacioneve, emri i Lajçakut është shfaqur në disa shkëmbime mesazhesh, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e kontakteve, pavarësisht karrierës së gjatë të tij në diplomaci, ku ka mbajtur poste të rëndësishme si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, si edhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi. Në reagimin e tij, Lajçak mohoi që komunikimet të kenë qenë kompromentuese. Ai theksoi se kontaktet kanë qenë rastësore dhe informale, jo profesionale, dhe se nuk ka përfituar asgjë prej tyre. Ndërkohë, kryeministri Robert Fico pranoi dorëheqjen e tij, duke e cilësuar Lajçakun si një diplomat të jashtëzakonshëm.
