Aktualitet

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe në Forumin e gazetarisë: Institucionet abuzojnë!

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Duke marrë fjalën pas Aldor Ninit të “Acromax”, Bracce tha fillimisht se nëse “do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”. Duke folur për sigurinë juridike, Bracce tha se kushdo duhet të ndihet i mbrojtur, ndërsa shtoi se mënyra se si nganjëherë veprojnë institucionet kthehet në abuzim të plotë.

Më tej Braçe u shpreh se çështjen e dezinformimit duhet ta rregullojë shteti, teksa shtoi problematikat.

“Një çështje që është shumë e rëndësishme, ka një gamë shumë të gjerë. Nuk është vetëm dezinformimi, brenda strategjisë kemi listuar disa aspekte të keqinformimit, apo të informimit që shkakton dëm. Duke nisur nga dezinformimi dhe keqinformimi dhe në fund fare edhe me propagandën. Për ta adresuar këto problematika, kryesisht me ndërhyrje të huaja, ndërsa brenda vendit me ndërhyrje politike. Çështja e transparencës dhe çështja e përgjigjes së institucioneve qeveritare është kthyer në një problem shumë të madh. Jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë institucionet, Kuvendin e deputetët“,tha Braçe.