Një kryeministër që nuk flet dhe sillet si politikan, por si i “forti” i lagjes
Ajo që ndodhi një ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, tregon edhe njëherë degradimin e kësaj partie dhe atij që e drejton.
Tani është e qartë, se kush flet apo mendon ndryshe nga Edi Rama, shpallet armik.
Madje edhe denigrohet.
Rasti i Elisa Spiropalit na e tregon qartë këtë gjë.
Por më e frikshme se degradimi i kësaj partie, është sjella e Edi Ramës.
Ky i fundit tashmë nuk flet dhe nuk vepron më si politikan, por si ata lacat apo të fortët e lagjes.
Fjali të tilla si “pse qesh, mos qesh”, apo “rri mirë, mos fol se do të të nxjerr përjashta”, janë të paimagjinueshmë të dalin fjala vjen, nga një politikan normal në Europë, jo më të jetë pastaj edhe kryeministër.
Rama tashmë ka hequr çdo maskë, që prej telasheve të të “besuarës” së tij Belinda Balluku, dhe e bëri të qartë se do “sakatojë” këdo që i kundërvihet sadopak.
Edhe nëse thotë ndonjë gjë normale, si Spiropali në mbledhjen e djeshme.
Ai e ka vendosur qartë se cilën rrugë do të ndjekë tani e tutje.
Atë të të “fortit”, që është gati të përleshet edhe vetë fizikisht, nëse i del kundër dikush.
Vetëm se kur plas puseta, siç i ka ndodhur kësaj qeverie, është e vështirë pastaj të përpiqesh të mos vijë era e keqe.
Edhe nëse e shtrëngon fort hundën me dorë!
Vox News
