Aktualitet

Njihuni me “surprizat” e motit për këtë të shtunë, temperaturat shkojnë në…

Dita e shtunë pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme në vendin tonë.

Sipas parashikimeve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Pas orëve të pasdites, kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit, duke sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

Reshje të dobëta shiu parashikohen të shfaqen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit. Në mbrëmje, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 18 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.