Opozita proteston me flamurin gjerman, reagon Balla: Anëtarët e Bundestagut gjerman bënë thirrje se…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën opozitës, duke e cilësuar atë si “të papranueshme dhe me elemente dhune që nuk kanë vend në një demokraci”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se: “Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se “protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci”, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe gjermanë në duar”.
Balla u bëri thirrje organizatorëve dhe qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të ushtrojnë të drejtën e tubimit në mënyrë paqësore, duke përmendur edhe qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare mbi standardet demokratike.
