Politikë

Pa podium dhe pa fjalime, mësohet skenari i protestës së PD-së!

Teksa Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës përpara Kryeministrisë, ku janë mësuar edhe detajet e para në lidhje me këtë tubim.

Mediat bëjnë me dije se në protestë nuk pritet të mbahen fjalime dhe pa podium nga eksponentët politikë dhe protesta nuk do të përqendrohet vetëm para godinës së Kryeministrisë. Ndërsa sipas A2CNN, intenerari është ende në diskutim nga organizatorët.

Po ashtu raportohet se 1500 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të sotëm.

Policia më herët me dije se nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Po ashtu nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, theksohet në njoftim.