Plagosi me thikë 2 të rinjtë në Shkodër, del foto e shkodranit problematik!
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku dy të rinj të moshës 19 dhe 17 vjeç mbetën të plagosur me thikë pas përplasjes së ndodhur në qendër të qytetit.
Autori dyshuar i krimit, është Nikson Kodra, ndërsa dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
I dyshuari Nikson Kodra, është një person me precedentë penalë, pasi rezulton edhe më herët i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.
