Pogaj i jep 800 MILIONË LEKË oligarkut Klodian Allajbeu me ortaken e mbesës së Berishës
Buxheti i Shëndetësisë është përqendruar në duart e Linda bukuroshes dhe teksa korrupsioni vazhdon lumë e drejtoresha pasurohet, SPAK nuk ndihet…
Tenderi i radhës i dhënë nga Pogaj, është thjesht një tjetër provë se si njerëzit në pushtet, në bashkëpunim me oligarkët, po vjedhin pa frikë taksat e popullit.
Mbi 800 MILIONË lekë (me TVSH), kanë përfunduar në duart e oligarkut Klodian Allajbeu, dhe jo falë një gare të denjë konkurrence por sepse ishte paracaktuar.
Pogaj e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe Elisaveta Treska, drejtoresha e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ janë skenaristet e këtij thesi me para. Treska, ortakja e mbesës së Berishës, së bashku me Anxhela Paparizon e QSUT e kanë rekrutuar Pogajn si seksere parash publike të institucioneve që drejtojnë.
PS-PD i japin paratë publike oligarkëve të vendit nën hetim nga SPAK…
Dokumentet e bëra publike zbulojnë se si procedurat janë manipuluar për të nxjerrë fitues oligarkun Allajbeu. Një tjetër kompani, u skualifikua nga tenderi pa hytë fare pasi nuk paraqiti ASNJË dokument kualifikues! Po, e lexuat mirë, asnjë dokument!
Kjo tregon qartë se kjo kompani ishte thjesht një ‘dekor’ për të krijuar idenë e një gare, kur në të vërtetë, fituesi ishte i paracaktuar.
Në vend që t’i jepte vlerë taksave tona duke pasuruar Shefqet Ndroqin me materiale mjekësore, ky tender përfundoi në duart e një oligarku, duke treguar edhe një herë se si pushteti dhe biznesi janë bërë një e vetme, në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Duket se mënyrat që ka gjetur Pogaj për të ndarë paratë e popullit në partneritet me Allajbeun, klientin e SPAK, kanë kaluar çdo çmenduri…/joq

