Poloni-Shqipëri! Si pritet të rreshtohet Kombëtarja, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë. Policia ‘blindon’ tifozët shqiptarë
Shqipëria është gati për duelin historik me Poloninë, me kuqezinjtë që do të ndeshen në Varshavë të enjten për një vend në finalen e play off-it që të dërgon në Botëror.
Ekipi përfaqësues ka udhëtuar drejt Varshavës këtë të mërkurë, ku pas akomodimit në hotel, skuadra ka nisur seancën e fundit stërvitore.
Në konferencën për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve, ndërsa kapiteni Gjimshiti tha se ekipi është gati për të realizuar ëndrrën e Botërorit.
Nga ana tjetër, trajneri i polakëve, Jan Urban, e cilësoi këtë ndeshje si më të rëndësishmen në jetën e tij, duke shtuar se kuqezinjtë i kanë shkaktuar shpesh probleme Polonisë.
