Politikë

Presidenti Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme, 11 shkurt, në një takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn dhe drejtorin e INL-së për Europën dhe Azinë, Mark Teravakoski.

Ai u shpreh se gjatë diskutimeve u rikonfirmua partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe bashkëpunimi si aleatë në NATO.

“Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik dhe bashkëpunimin si aleatë në NATO: forcimin e shtetit të së drejtës; luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik; ndërtimin e institucioneve më të forta në dobi të gjithë shoqërisë shqiptare”, njoftoi Begaj.