Qendra shëndetësore në gjendje skandaloze, banori: Institucionet të ndërhyjnë!
Pamjet që shikoni i përkasin qendrës shëndetësore në fshatin Allambreas në Dimal.
Banorët e këtij fshati ankohen për kushtet jashtë çdo standardi higjeno-sanitar. Mbi 400 familje marrin shërbim në kushte skandaloze, godina është e amortizuar prej disa vitesh, pasi nuk është rikonstrukturuar për tre dekada. Gjendja e saj është përkeqësuar ndjeshëm me kalimin e viteve.
Përveç problemeve me qendrën shëndetësore banorët ngrenë shqetësimin edhe për infrastrukturën rrugore, duke theksuar se rrugët kryesore dhe ato brenda lagjeve janë jashtë standardeve. Barjam Shehu ka ngritur shqetësimin në emër të tij dhe shumë banorëve të fshatit duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e kushteve dhe shërbim dinitoz për komunitetit.
“Situata jonë është shumë e rëndë, qendra shëndetësore ka mure që janë gati për tu rrëzuar, nuk e kanë rregulluar prej shumë vitesh. Është ndërtuar në kohën e monizmit.
Nuk kemi ankesa për stafin, por për godinën që ka kushte skandaloze për mjekimin e një të sëmuri. Kam plakën të sëmurë, i ka rënë tromboza dhe dy herë paraliza. Jemi në pikë të hallit për këtë qendër shëndetësore. Shteti duhet të vejë dorë, nëse e bënë do jetë gjë e mirë për banorët. Siç e shikoni edhe rrugët e fshatit janë të prishura, kanë nevojë për ndërhyrje”, u shpreh Barjam Shehu./Piranjat News
