Sport

Romagnoli-Al Sadd, marrëveshja që u prish në momentin e fundit

Në pak ditë, marrëdhënia mes Lazios dhe Alessio Romagnolit kaloi nëpër disa kthesa të papritura. Mbrojtësi kishte pranuar ofertën e Al Sadd dhe ishte përshëndetur me ekipin, por Lazio e tërhoqi nga merkatoja dhe më pas rihapi negociatat vetëm pak orë para mbylljes së afatit në Katar. Në fund, Romagnoli refuzoi transferimin, duke e prishur gjithçka.

Sipas Corriere dello Sport, refuzimi erdhi për arsye parimore: lojtari nuk pranoi të hiqte dorë nga tre paga (rreth 600 mijë euro), siç i kërkoi klubi, edhe pse kjo do t’i kushtonte një kontratë trevjeçare prej 18 milionë eurosh me Al Sadd.

Ky vendim krijon probleme edhe për Lazion, e cila do të përfitonte 9 milionë euro nga shitja dhe do të kursente po aq nga paga e tij, duke qenë se Romagnoli ka kontratë deri në vitin 2027. Tani mbetet e paqartë e ardhmja e tij teknike, përfshirë edhe aktivizimin ndaj Juventusit, çështje që pritet të diskutohet mes lojtarit, Sarrit dhe Lotitos, nëse nuk shfaqet një ofertë e re në orët e fundit.