Rritja e çmimit të karburanteve, Rama: Po ndikohet nga lufta në Iran. Do fusim në treg risi me kapacitetet e reja teknologjike
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij tek asambleja në njësinë nr. 2, u ndal tek çështja e rritja e çmimit të karburanteve,
Ai u shpreh se nafta po ndikohet nga lufta në Iran.
Me ngritjen e Bordit të Transparencës, Rama shtoi se çmimi i hidrokarbureve do të diktohet përmes saj, për të shmangur abuzimet nga tregtuesit.
“Shteti duke u futur, e para të garantojë rezervat, për çdo rast se bota është shumë e madhe dhe gjithmonë e më shpesh po drejtohet në gabimin e gabuar, të ndikojë në çmimin e naftës duke e sjellë atë në parametra të arsyeshëm, sepse shpesh herë nuk është në parametra të arsyeshëm.
Po ashtu ne po përgatitemi jo vetëm që të futemi në atë treg me një komponent shtetëror, por edhe që të fusim në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitetet e reja teknologjike.
Qoftë në markimin e naftës, e cila edhe pak del produkti i parë i kompanisë produkte që kemi krijuar së bashku me partnerët tanë nga Emiratet e Bashkuara për të markuar naftën duke e bërë të pamundur shmangien nga detyrimet fiskale si rezultat i pikërisht markuesit të ri, sepse markuesi i vjetër që gjetëm nga ai koncesioni famëkeq paraardhës ishte një bojë që lehtësisht mund të manipulohej. Nga ana tjetër duke garantuar ndjekjen e të gjithë naftës tranzit e cila është një nga burimet e kontrabandës.
Të gjitha këto do të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit, për të gjitha do të garantojnë cilësinë dhe një çmim më të arsyeshëm të naftës”, tha Rama.
