Sekuestrimi i 870 kg drogë në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit, zbardhen emrat
SPAK lexoi pretencën për 17 të pandehur si të dyshuar së kanë kultivuar përgjatë 2021-2022 4 sera me kanabis në Berat duke kërkuar në total dënimin e tyre me 133 vite burg.
Ata po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit.
Për 4 nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, u kërkuar pezullimi i dënimit me burg dhe vënia e tyre në provë në 3 vite.
Pretenca:
Sadetin Hasaj 13 vite burg
Blerim Xheka 13 vite burg
Sidrit Bisha 10 vite burg
Suad Smakaj 9 vite burg
Jurgen Ujkaj 10 vite burg
Samoel Lushaj 10 vite burg
Endriol Xheka 9 vite burg
Mirvaldo Disha 9 vite burg
Hamdi Dyli 8 vite burg
Arben Vrapi 6 vite burg
Adiol Çifkiku 6 vite burg
Lulzim Bushataj 5 vite burg
Mustafa Manej 5 vite burg
Bashkim Mema 5 vite burg
Drita Mema 5 vite burg
Izmire Mema 5 vite burg
Edison Mema 5 vite burg
