KosovaSport

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën

Kosova nuk ka arritur të shkruajë historinë. “Dardanët” humbën 1-0 ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mos u kualifikuar për në Botëror.

Turqia kaloi në avantazh në minutën e 53 të ndeshjes, pas një aksioni individual të Yildiz.

Ylli i Juventusit hyri në zonë, pasoi për Kokçu, i cili goditi keq, por topi shkoi në këmbët e Akturkoglu, i cili e shtyu në rrjetë.

Kosova pati rastin më të mirë në pjesën e parë, me Fisnik Asllanin që goditi shtyllën, ndërsa më pas Muriqi nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.