Aktualitet

Skandali/ Gjykata rrëzon gjobën e Autoritetit të Konkurrencës ndaj “Antea Cement”, ligjëron monopolin dhe fiksimin e çmimit!

Gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar gjobën e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës ndaj kompanisë Antea Cement, mbi pozitën dominuese në tregun e çimentos dhe mënyrën e zbatimit të ligjit të konkurrencës në Shqipëri.

Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur një gjobë prej rreth 1 milion euro ndaj kompanisë Antea Cement, pas një hetimi disa-vjeçar ku u konstatua abuzim me pozitën dominuese në treg.

Sipas vendimit të institucionit, kompania kishte aplikuar çmime të larta dhe praktika që mund të dëmtonin konkurrencën në tregun e çimentos.

Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë vendim, duke vlerësuar se argumentimi dhe provat e paraqitura nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur gjobën administrative.

Vendimi i gjykatës nuk është ende përfundimtar dhe pritet të kalojë në shkallë të tjera gjyqësore.

Në reagimin e tij, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, shkruan se gjykata shqiptare nuk e konsideroi problematik as fitimin 56% në një rast, duke rrëzuar vendimin e Autoriteti të Konkurrencës i cili e gjobiti kompaninë përkatëse me 1 milionë euro për abuzim me pozitën dominuese.

Reagimi i Denar Bibës: Edhe dicka me tej, ne lidhje me “cmimet e eksesive/te tepruara”: nese nje ndermarrje e caktuar, e cila nuk ka pozite dominuese ne treg, vendos te shese produktet e saj me 300%, 1000% fitim, kjo sjellje nuk perben shkelje te ligjit te konkurrences. Per ta ilustruar: nqs lokali poshte pallatit tim vendos te shese nje filxhan kafe me 100€, ky eshte krejtesisht problem i tij, persa kohe ai taksohet per fitimin. Fakti qe une e komshinjte do te “mundohemi” te ecim 2-300m deri te nje lokal tjeter, nuk eshte konsideruar problematik nga shkenca ekonomike dhe legjislatoret ne mbare boten. Po lokali poshte pallatit e ben kafen me te mire se ai 300m me tutje – mund te thote dikush dhe kjo mund te jete e vertete. Serish nuk eshte shqetesim i ligjit. Perkundrazi, kjo duhet te nxise edhe lokalet e tjera te permiresojne cilesine e produktit. Gjithashtu, fakti qe nje apo disa supermarkete i shesin shtrenjte disa produkte te tyre te cilet nuk jane te domosdoshem per konsumatorin persa kohe jane te zevendesueshem (psh kafja konsiderohet e zevendesueshme prej cajit sipas doktrines dhe jurisprudences boterore, sikunder cola prej pepsit, soba me energji elktrike nga soba me gaz, makina private nga mjetet e transportit publik, djathi parmixhano nga djathi kackavall apo ky i fundit nga djathi i bardhe, etj., etj.), nuk perben shkelje te ligjit te konkurrences. Se fundi, koncepti “cmim i tepruar” eshte pothuajse “made in EU”. Ne te drejten amerikane te konkurrences, cmimi i tepruar nuk eshte i paligjshem. Madje edhe kur ndermarrja qe shet produktin ka pozite monopol, persa kohe kompania e ka fituar poziten dominuese ne treg ne menyre te ligjshme.

Ky vendim i gjykatës hap një dritare për kompanitë e tjera të ligjërojnë monopolin dhe fiksimin e çmimit, siç po ndodh edhe me çmimin e naftës.

Kujtojmë se kompania, Antea Cementzotërohet 100 për qind nga Alvacim Limited, një kompani e regjistruar në Qipro.

Në vitin 2022, Antea Cementregjistroi një xhiro prej 122 milionë eurosh dhe fitim në masën 18 milionë euro.
Vox News.