Sociale

“Softwarë që përgjon gjyqtarët”, alarm për sigurinë e sistemit shtetëror shqiptar

Bie shteti virtual, “e-Albania” gllabëroi 500 mln euro, por sistemi është jashtë funksionit, dhe nuk punon prej ditësh. Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë se në Shqipëri përdorimi i të njëjtit softwarë dhe i së njëjtës paketë Microsoft, të instaluara për menaxhim dhe mirëmbajtje të sistemeve kompjuterike në administratën shtetërore e gjyqësore, krijon rrezik real për akses të paautorizuar, monitorim në distancë, shkelje të privatësisë, kontrollon çdo veprim të magjistratit, e regjistron sesionin dhe mund ta shpërndandaj ekranin live edhe tek persona të tjerë

Bie shteti virtual, “e-Albania” jashtë funksionit, sistemi nuk punon prej ditësh

Prej  ditësh aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi sistemi self-care, që menaxhohet nga e-Albania nuk funksionon.

“Nuk mund të hysh fare në platformën e faturave. Bizneset e vogla, të cilët janë të vetëpunësuar të vetëm, përdorin platformën qendrore të faturave për të lëshuar faturë tatimore shitje për shërbimet e tyre dhe prej ditësh nuk mund të lëshojnë fatura, sepse platforma nuk punon”, thotë një ekonomiste.

Problemet me sistemet kanë qenë të vazhdueshme që nga fundi i vitit të kaluar, por kjo është dita e tretë rresht, që bizneset nuk mund të aksesojnë sistemin.

Bizneset e vogla, me të vetëpunësuar të vetëm, nuk arrijnë të bëjnë dot bilancet, sepse nuk nxjerrin dot faturat e blerjes dhe të shitjes dhe tabelën përmbledhëse të të ardhurave dhe shpenzimeve totale të vitit në bazë të së cilit bëhet bilanci. Shumë prej tyre përdorin këtë platformë që është falas.

Përmes këtij sistemi bëhet dhe ngarkimi i certifikatave të fiskalizimit. Nëse një subjekti i mbaron afati 1-vjetor i certifikatës këto ditë, biznesi mund të mbeten pa punë, pasi nuk e rinovon dot.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon sistemin e e-Albania nuk ka pranuar zyrtarisht që sistemi nuk funksion, por burime të “Monitor” thanë se ata janë në dijeni të problemit dhe po punojnë për ta zgjidhur.

“U bënë si në kohë të luftës këto sistemet tona”, thotë me ironi një ekonomist.

Investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

e-qeverisja ‘gllabëroi’ 500 mln euro

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre

‘Softëarë që përgjon gjyqtarët’, alarm për sigurinë e sistemit shtetëror shqiptar

Ekspertët paralajmërojnë se në Shqipëri përdorimi i të njëjtit softuer dhe i së njëjtës paketë Microsoft, të instaluara për menaxhim dhe mirëmbajtje të sistemeve kompjuterike në administratën shtetërore e gjyqësore, krijon rrezik real për akses të paautorizuar, monitorim në distancë dhe shkelje të privatësisë. Tekniku shpjegon se ai po shikonte drejtpërdrejt çdo veprim të magjistratit. Mund të regjistronte sesionin. Mund ta shpërndante ekranin live edhe tek persona të tjerë

Sipas burimeve të raportuara nga gazetarja Alba Kepi dhe të sinjalizuara edhe nga ekspertë italianë të sigurisë kibernetike, i njëjti problem serioz i sigurisë informatike që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Itali prek edhe administratën shqiptare, përfshirë administratën shtetërore dhe atë gjyqësore.

Ekspertët paralajmërojnë se në Shqipëri përdorimi i të njëjtit softuer dhe i së njëjtës paketë Microsoft, të instaluara për menaxhim dhe mirëmbajtje të sistemeve kompjuterike në administratën shtetërore e gjyqësore, krijon rrezik real për akses të paautorizuar, monitorim në distancë dhe shkelje të privatësisë.Sipas tyre, dobësitë e evidentuara në Itali mund të jenë të pranishme edhe në Shqipëri, për shkak të arkitekturës së njëjtë teknologjike dhe mungesës së mekanizmave të fortë kontrolli dhe monitorimi.

“Kam hyrë disa herë në PC: të gjithë magjistratët janë në rrezik”

Një softëare mirëmbajtjeje që mund të spiunojë

Emisioni “Report” transmeton sonte një hetim tronditës mbi dobësinë e sistemeve informatike, që përdorin të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët italianë.

Ministri Nordio ka mohuar çdo rrezik, duke deklaruar se softueri ECM lejon vetëm hyrje nga distanca për mirëmbajtje, se është instaluar që nga 2019, nuk është aktiv dhe se çdo akses regjistrohet.

Por një eksperiment i kryer nga GIP Aldo Tirone dhe një teknik i administratës gjyqësore ka treguar të kundërtën.

“PC-të e prokurorëve përgjohen”. Ministria injoroi alarmin.

Në një intervistë ekskluzive, tekniku i drejtësisë (anonim) tregon se ka pasur akses në kompjuterin e GIP-it të Alessandrias, Aldo Tirone, përmes softuerit ECM.

Nga kjo lindi alarmi për një rrezik të mundshëm ndërhyrjeje në rreth 40 mijë kompjuterë, që do të trajtohet sonte nga Report.

Pse Tirone ju kontaktoi?

Sepse një koleg e kishte informuar se në kompjuterët e Ministrisë ekziston një sistem që lejon spiunimin e përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Kur e bëtë provën e parë?

Në fillim të vitit 2025, dhe më pas disa herë të tjera.

Nga cila postë pune?

Kompjuteri i Tirones ishte në zyrën e tij (GIP, Alessandria), ndërsa unë ndodhesha diku tjetër.

Si funksionon?

Me një llogari administrative lokale aktivizohet në ECM komponenti VNC, një protokoll kontrolli në distancë, që transmeton ekranin në kohë reale.

Në çdo organizatë me standarde minimale sigurie, VNC është i ndaluar, sepse përdoret lehtësisht për spiunazh.

A e kuptoi Tirone që ju ishit brenda kompjuterit të tij?

Jo. Ia thashë unë gjatë një telefonate, ndërkohë që ai po shkruante një dokument, pa e ditur që po vëzhgohej.

Tekniku shpjegon se ai po shikonte drejtpërdrejt çdo veprim të magjistratit. Mund të regjistronte sesionin. Mund ta shpërndante ekranin live edhe tek persona të tjerë.

Prodhuesi i softuerit vetë paralajmëron në dokumentacion se ekziston rreziku i spiunimit të përdoruesve, nëse nuk respektohen rregullat e privatësisë.
A ka kontrolle? A lihen gjurmë? Nuk ka sistem që pengon një teknik të pandershëm të fshehë gjurmët. Akseset nuk gjenerojnë alarme. As GIP-i nuk u njoftua për hyrjet, Sistemi nuk monitorohet realisht që nga viti 2019

“Është e pamundur të dimë nëse në të kaluarën magjistratët janë spiunuar.”

Tekniku kritikon ashpër “ekspertët e kolltukut”, konsulentët, që shesin raporte automatike dhe burokraci, “shitësit e tenxhereve kibernetike” që fitojnë aty ku IT-ja është e lënë pas dore.

Sipas tij, ECM është i pasigurt që në projektim (by design) dhe shkel parimet bazë të sigurisë dhe privatësisë.