Aktualitet

SPAK dhe UNOPS, nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi, për promovimin e sundimit të ligjit në Shqipëri

Zyra e UNOPS në Shqipëri dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për vitin 2026.

Në njoftimin e UNOPS, thuhet se ky Memorandum u nënshkrua nga kreu i SPAK, Klodian Braho dhe Sabine Kania, Drejtore e Zyrës së UNOPS-it në Shqipëri, në kuadër të projektit EU4Digital Justice.

Sipas UNOPS-it, kjo marrëveshje do të lehtësojë bashkëpunimin për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

“EU4Digital Justice është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, që mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke forcuar sundimin e ligjit dhe ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë përmes transformimit digjital”, thuhet në njoftimin e UNOPS-it.