Showbiz

Stenaldo i buzëqeshur poston foton me Luizin!

Ditën e djeshme, Stenaldo Mëhilli, u largua përfundimisht nga gara dhe shtëpia e Big Brother Vip Albania, pasi u përball “kokë më kokë” në nominim me Mateon.

Pas daljes nga shtëpia e BBVA, Stenaldo ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka dalë krah Luiz Ejllit, ish-fitues i Big Brother.

Krahë fotos, ku kanë dalë të dy të buzëqeshur, Stenaldo ka shkruar: “Faleminderit për suportin! Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”.

Stenaldo i buzëqeshur poston foton me Luizin!

Ndoshta me sa duket, një miqësi e re po lind mes dyshes, ish-konkurrente në Big Brother.

Kujtojmë se Stenaldo fitoi zemrat e shumë ndjekësve të spektaklit gjatë kohës si konkurrent atje.