Tatimet arkëtojnë 43,6 miliardë lekë në janar
Të ardhurat e mbledhura nga Administrata Tatimore kanë vijuar trendin pozitiv edhe në muajin e parë të vitit 2026. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se gjatë janarit 2026 u arkëtuan 43,6 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e parashikuar prej 43,5 miliardë lekësh.
Sipas Tatimeve, realizimi i planit në masën 100,3% konfirmon ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave, si dhe efektivitetin e masave të ndërmarra për forcimin e formalizimit të ekonomisë dhe zbatimin korrekt të detyrimeve tatimore.
Performanca e janarit vjen pas një viti me rezultate të qëndrueshme për Administratën Tatimore. Gjatë vitit 2025, të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit arritën në 4,7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2024.
Ndërkohë, për vitin 2026, të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohet të arrijnë në 531,1 miliardë lekë, në funksion të mbështetjes së financave publike dhe realizimit të objektivave fiskale të qeverisë.
