BotaSport

Tjetër humbje historike! Italia mungon në Botërorin e tretë radhazi

Tjetër katastrofë historike për Italinë! Të kaltrit u mposhtën me penallti nga Bosnja, duke munguar në Botërorin e tretë radhazi.

Moise Kean kaloi në avantazh Italinë në minutën e 15, por Bastoni e la Italinë me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë pas kartonit të kuq.

Bosnja dominoi ndeshjen dhe barazoi në minutën e 79, për ta mbyllur 90-minutëshin me rezultatin 1-1.

Ky rezultat nuk ndryshoi në shtesa, ndërkohë që në serinë e 11-metërshave Esposito dhe Cristante gabuan nga pika e bardhë.