Aktualitet

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali!

Ky është 29-vjeçari shqiptar Gjergj Përgegaj, i cili u vra me armë zjarri në Arezzo nga një bashkëkombas për motive xhelozie.

Sipas mediave italiane, ai u qëllua nga partneri aktual i ish-të dashurës së tij, një 35-vjeçar, i cili e gjeti duke biseduar me të renë, me origjinë rumune, pasi kishte përfunduar turnin e punës si kamerier.