3 muaj pas aksidentit tragjik. Si po mbrohen Dulakët dhe Erjon Harizi për vdekjen e shtetasve egjiptianë që drejtonin betonieren e “Alba Beton”, kompania vijon aktivitetin normalisht, fajin po përpiqen të lënë “jetim”
Më 22 korrik 2026 tek rrethrretullimi i TEG ndodhi një aksident tragjik. Një kamion pompë betoni (autobetoniere) humbi kontrollin, çau barrierat mbrojtëse dhe u përmbys në aksin e poshtëm rrugor TEG–Elbasan, duke goditur edhe një makinë tjetër.
Viktima ishin dy shtetasit egjiptianë Mohamed Lotf (rreth 30 vjeç, i cili po drejtonte mjetin dhe vdiq në vendngjarje) dhe Mohamed Ali (rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital).

Ata punonin për kompaninë “AlbaBeton”, e cila sipas të dhënave ka si aksionerë emra të njohur të ndërtimit dhe biznesit, si Artan, Adrian e Genc Dulaku, si dhe Erjon Harizin (Kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë).
Skandali me patentat
Pas aksidentit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) konfirmoi zyrtarisht se shoferi egjiptian nuk ishte i pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) si automakinist për mjete të rënda. Patentat e tyre egjiptiane nuk njiheshin në Shqipëri për këtë kategori, gjë që ngriti akuza të rënda ndaj kompanisë për shfrytëzim dhe mungesë të kontrollit të sigurisë.
3 muaj më pas, çfarë po ndodh?
Tre muaj pas aksidentit tragjik, gjithkush ka heshtur. Asnjë nuk u kujtua për “skllevërit” nga Egjipti për të cilët skllavopronarëve nuk i interesonte shumë e kishtë dëshmi aftësie a jo. Skllavopronarëve i mjaftonte që egjiptiani që u kthye me arkivol në vendin e vet, të dinte ta “ngiste” betonieren. Dhe kaq ishte e rëndësishme.
Gjatë këtyre muajve ka patur trysni për ta mbyllur në heshtje këtë çështe.
Por nuk mundet që një aksident që mund të shkaktonte shumë më shumë se kaq viktima sa shkaktoi, të kalojë në heshtje. Dhe kjo më sebepin se skllavopronarët janë emrat VIP të betonit në Shqipëri.
Priza.al po i drejtohet në mënyrë publike prokurorisë së Tiranës për të kërkuar informacion se në cilin drejtim janë përqendruar hetimet dhe se përse po favorizohen skllavopronarët Dulaku-Harizaj?
Dy jetët e humbura të cilët u kthyen me arkivol në vend të vet, nga vendi që i mori për një jetë më të mirë, duhet të kenë një përgjigje, që shpirti “t’i pushojë në paqe”.


