80 ditë historike kundër qeverisë/ Qytetarët sërish në rrugë, nuk tërhiqen: Rama, jep dorëheqjen!
Sot zhvillohet protesta e 80-të kundër qeverisë së Edi Ramës.
Edhe në ditën e 80-të të rezistencës, qytetarët vijojnë të dalin në rrugë dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit do të mblidhen në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet dhe do të përcillen mesazhet kundër qeverisë.
Kërkesa e qytetarëve mbetet e njëjtë: dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë.
Protesta e 80-të vjen si një tjetër ditë rezistence qytetare, me protestuesit që shprehen se nuk do të tërhiqen dhe do të vijojnë marshimet në rrugët e Tiranës kundër qeverisë Rama.


