Aktualitet

’Cekja’ i Beratit përplaset me mjetin e Baba Sheh Hormovës

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit” 75-vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Hormovë, ku automjeti që ai drejtonte, një Mercedes Benz, është përplasur me një automjet tip Ford.

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë për përplasjen.