Shërbimet e UKT-së modernizohen, Rama: Uji 24 orë në 7 ditë të javës, dhe 4 kanale të reja komunikimi për problematikat e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale një tjetër hap në modernizimin e shërbimeve të ofruara nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), duke bërë të ditur se tashmë qytetarët do të kenë në dispozicion asistencë 24 orë në 24, 7 ditë në javë, si dhe katër kanale të reja komunikimi për adresimin e kërkesave dhe problematikave të tyre.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se zgjerimi i shërbimeve synon t’u përgjigjet më shpejt nevojave të qytetarëve, ndërsa e shoqëron njoftimin me urimin për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe me përmirësimin e shërbimeve të UKT-së, që tashmë ofron mbështetje 24/7 dhe 4 kanale të reja komunikimi për t’iu përgjigjur më shpejt nevojave të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


