Aktualitet

Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen 6 kandidaturat, në listë edhe një prokuror i SPAK

Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Siç thonë burimet e sigurta , janë kandidatë: kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi; Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.

Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, z. Olsian Çela.

Tch