Aktualitet

Aksident pranë Malit të Tomorrit/ Makinës nuk i punuan frenat dhe doli nga rruga, plagosen 7 persona, dy në gjendje të rëndë te Trauma

Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, që kryen edhe veprimet hetimore. Sipas policisë, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një defekt në mjet dhe, gjatë ngjitjes drejt Tomorrit, mjetit nuk i mbajtën frenat dhe rrëshqiti. Të njëjtat burime konfirmojnë se, pas testit të alkoolit, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool.