Beqir Sina: Malajzia, destinacioni më i mirë në botë për pension sipas Indeksit Rumavi 2026
Nga Beqir SINA- New York

Nga 192 vende Shqipëria renditet e 80-ta me 64.2 pikë, ndërsa Kosova, renditet e 97-ta me 63.1 pikë.
Sipas Indeksit Global të Rilokimit Rumavi 2026, Malajzia renditet e para ndër 192 vende për pensionistët, me 75.8 pikë. Ajo ndan kryesimin me Panamanë, e ndjekur nga Portugalia, Tajlanda dhe Kosta Rika.
Indeksi vlerëson 24 tregues, të fokusuar te kushtetet, kostoja e jetesës, cilësia e kujdesit shëndetësor, komforti klimatik, çmimet qetësia dhe siguria si dhe lehtësitë e vizave të qëndrimit të gjatë në çdo vend të botës.
Në këtë indeks të Global të Rilokimit Rumavi 2026, disa vend nga fundi vlerësohen pa rrugë të qarta për pensionistët.
Në 20 vendet e para të këtij indeksi hyjnë edhe Shën Kits dhe Nevis, Gjeorgjia, Filipinet, Estonia, Antigua dhe Barbuda, Bruneji, Tajvani, Paraguaji, Mauritius, Bullgaria, Kamboxhia, Lituania, Spanja, Barbadosi dhe Çekia.
Malajzia dhe Panama dallohen për kosto të ulët dhe akses të lehtë në viza. Portugalia ofron siguri dhe cilësi jete të lartë. Tajlanda dhe Kosta Rika tërheqin me klimën dhe infrastrukturën e mirë për të moshuarit.
SHBA dhe shumë vende të pasura perëndimore renditen shumë më poshtë, 20 vendeve të para kryesisht për shkak të kostove të larta shëndetësore dhe taksave.
Megjithse, disa shtete në SHBA, kanë kushte té mira për pensionistët, s.p.sh. Florida & Arizona, por janë shumë pak po qe se dotë krahasohen me vlerësimin e 20 vendeve te para të Indeksit Global të Rilokimit Rumavi 2026
Raporti i këtij indeksi i cili është edhe analizë thekson se destinacionet më të mira nuk janë domosdoshmërisht më të pasurat, por ato që kombinohen mirë aksesin, koston dhe cilësinë e jetës.
Shqipëria dhe Kosova në renditjen e pensionit janë “penalizuar” nga ky vlerësim
Sipas Indeksit Rumavi 2026 për pensionistët (nga 192 vende), Shqipëria renditet e 80-ta me 64.2 pikë, kurse Kosova renditet e 97-ta me 63.1 pikë.
Që të dyja janë në kategorinë “mesatare” (60-64 pikë), shumë poshtë 20-shit të parë, por më mirë se shumë vende të pasura, sidomos në Europë thotë indeksi i “Rumavi Global Relocation Index 2026.”


