Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Libohovë, shpëton mrekullish familja. Flakët dyshohet se u shkaktuan nga një sobë gatimi

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Krakull në Libohovë, duke u shkrumbuar plotësisht.

Korrespondentja  raporton se shkak i djegies dyshohet soba e gatimit.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por si pasojë, familja Caushi ka mbetur në qiell të hapur.