Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Krakull në Libohovë, duke u shkrumbuar plotësisht.
Korrespondentja raporton se shkak i djegies dyshohet soba e gatimit.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por si pasojë, familja Caushi ka mbetur në qiell të hapur.