Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një person qëllon në ajër më pas i vë armën në kokë ish-gruas

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Sarandë, ku një grua është dhunar e më pas është kanosur me armë nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar disa herë në ajër dhe më pas i ka vendosur armën në kokë ish-gruas së tij, duke e kërcënuar. Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë dhe ka alarmuar banorët përreth.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7, duke u drejtuar në drejtim të zonës së Borsh.

Burime bëjnë me dije se policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar pak kohë pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.