Përfundon numërimi në zgjedhjet për kryetarin e PD Vlorë dhe Pogradec, kush janë fituesit
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e degës së Partia Demokratike në Vlorë, ku fituese është shpallur kandidatja Nada Meçorapaj.
Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës së sotme pranë degës së partisë në zonën e Skelës dhe përfundoi në orën 18:00, ndërsa më pas nisi numërimi i votave.
Në garë për drejtimin e degës së PD Vlorë ishin dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe sekretare e degës së PD në Vlorë që mori 496 vota, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë që mori 106 vota. Sakaq, 13 vota u shpallën të pavlefshme.
Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet edhe për kreun e degës lokale të PD në Pogradec.
Nga numërimi i votave rezultoi se Oligert Muçllari ka marrë 247 vota, ndërsa kandidati tjetër, Kasëm Galla, ka siguruar 224 vota.
Në këtë proces janë shpallur edhe 6 vota të pavlefshme.
