Sonte ceremonia e 98-të e Oscars.
Sot zhvillohet një nga netët më të rëndësishme të industrisë së kinemasë botërore, ceremonia e Academy Awards, e njohur ndryshe si Oscars, në edicionin e saj të 98-të.
Spektakli prestigjioz që vlerëson filmat dhe artistët më të mirë të vitit.
Ceremonia organizohet çdo vit nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences dhe konsiderohet si çmimi më prestigjioz në industrinë e filmit. Eventi zhvillohet tradicionalisht në Dolby Theatre në Los Angeles, ku mblidhen emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore për të festuar arritjet më të rëndësishme të vitit në ekranin e madh.
Edhe këtë vit gara pritet të jetë e fortë në kategoritë kryesore si “Best Picture”, “Best Director”, “Best Actor”, “Best Actress”, si dhe në kategoritë teknike që vlerësojnë punën pas kamerave. Filma që kanë dominuar festivalet dhe kinematë gjatë vitit janë në garë për statujën e famshme të artë, duke e bërë ceremoninë një nga momentet më të shumëpritura për adhuruesit e filmit.
Përveç ndarjes së çmimeve, ceremonia e Oscar është gjithashtu e njohur për momentet spektakolare në tapetin e kuq, performancat muzikore dhe surprizat që ndodhin gjatë mbrëmjes. Miliona shikues në mbarë botën ndjekin çdo vit këtë event për të parë jo vetëm fituesit, por edhe stilin, emocionet dhe momentet ikonike që krijohen në skenë.
