Bota

Keni humbur valixhet?/ Ja si mund t’i gjeni përmes sistemit të ri nga telefoni

Një teknologji të re mund të ndihmojë shumë udhëtarë, pasi tani mund t’u dërgosh linjave ajrore vendndodhjen e valixheve të humbura nga telefoni yt.

Një funksion i ri nga Google për Android (në aplikacionin Find Hub) lejon udhëtarët të ndajnë vendndodhjen e bagazhit të tyre me kompaninë ajrore nëse humbet.

Nëse ke një tag gjurmimi në valixhe (p.sh. pajisje që tregojnë vendndodhjen). Telefoni gjen lokacionin e bagazhit.

Mund të krijosh një link të sigurt me vendndodhjen. Linku dërgohet te linja ajrore përmes aplikacionit ose faqes së tyre. Kjo u jep punonjësve të aeroportit të dhëna në kohë reale për të gjetur më shpejt valixhen.Pse është e rëndësishme

Humbja e valixheve është një problem i madh në udhëtime.

Në vitin 2024 rreth 33.4 milionë valixhe u raportuan si të humbura, të vonuara ose të dëmtuara. Rreth 47% e udhëtarëve thonë se valixhja është një nga shqetësimet kryesore gjatë fluturimeve.

Kjo ide është e ngjashme me sistemin që përdor Apple AirTag, ku përdoruesit mund të ndajnë vendndodhjen e valixheve me linjat ajrore përmes aplikacionit Find My.

Disa linja ajrore që tashmë e përdorin këtë teknologji janë: British Airways, Lufthansa, Qantas, Cathay Pacific, Virgin Atlantic.

Një detaj i rëndësishëm për privatësinë: Mund ta ndalosh ndarjen e vendndodhjes kur të duash.

Linku çaktivizohet automatikisht kur telefoni zbulon se bagazhi është kthyer te ti. Në vend që vetëm linja ajrore të kërkojë bagazhin, edhe pasagjeri mund të ndihmojë duke treguar saktësisht ku ndodhet valixhja