Aktualitet

Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut

Sot avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erjon Veliaj kanë paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e masës së sigurisë arrest në burg.

Dosja kërkon firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndaj, ndaj edhe avokatët e huaj kërkuan një takim me Veliajn në paraburgim këtë të enjte.

Ndërkohë në 15 shtator Gjykata e Lartë arsyeton nëse masa ekstreme është proporcionale në raport me detyrën që Veliaj ka si kryebashkiak i zgjedhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, qëndron në paraburgimin e Durrësit prej shkurtit të vitit 2025, për një sërë akuzash nga SPAK, të cilat i ka mohuar, ndërsa çështja ndaj tij është në gjyq themeli.