Opinion

Av. Adriatik Ago: Reforma Administrative Territoriale do të kushtëzojë ristrukturimin e Policise së Shtetit në nivelin vendor

Si reforma territoriale nga 2014 , ndikoi dhe te policia , ku “objektivat” e drejtuesve panë shifrat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike kishin arritur majat , në male e fusha e lugina.

Në vitin 2014, propaganda e shfaqur në filozofinë“një shtet, një polici” zuri  vënd dhe  ndikoi në fillimet e para të qeverisjes , më pas propoganda u thellua me dogmën për “sundimin e ligjit” dhe OFL-ja, etj. Sukseset dhe përmisimet e punës së policisë të kësaj kohe ishin  të veshura me propogandë, arsyet ishin të shumta ndërkohë që i vetmi produkt masiv ishte,  gjelbërimi në male e fusha, në kodra e lugina, ku si asnjë herë në historinë e viteve të tranzicionit demokratik, shifrat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike kishin arritur majat. Kjo pasqyrëe kësaj periudhe më nguliti në mëndje se ata qëdrejtonin policinë  e shtetit në qender dhe në nivelin vendor të viteve 2015 e më pas, paskan pasur pikërisht këto “objektiva”

Tashmë është bërë publike që mazhoranca qeverisës e ka hedhur për diskutim projektin e rindarjes territorialetë pushtetit vendor duke e trumbetuar si reformë programuese edhe pse  një gjë e tillëështë kryer njëdekadë më parë. Në atë kohë produktiishte  krijimi dhe funksionimi i pushtetit vendor neë 12 Qarqe dhe 61 Bashki. Të dhënat nxjerrin në pah polarizimin e fortë territorial ku nga njëra anë qëndron kryeqyteti, korridori metropolitan dhe disa qendra rajonale të konsoliduara, nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e bashkive funksionojnë si territore me shumë vendbanime të vogla e të shpërndara dhe pa një bërthamë urbane dominuese. Sipas Raporti Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale i cili përdor metodologjinë “DEGURBA” dhe të dhënat e Censit 2023 për të matur strukturën reale të vendbanimit në secilën bashki, aktualisht vlerësohen  se vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si “qytet”, 13 si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki ose  rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues “rural”.Kjo ndarje ka dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin e shërbimeve publike. Në bashkitë me popullsi të shpërndarë, distancat, infrastruktura dhe kostot fikse e bëjnë më të kushtueshëm ofrimin e shërbimeve për banor, ndërsa qendrat më të urbanizuara përballen me presion më të madh mbi transportin, strehimin dhe infrastrukturën.

Fokusi i këtij shkrimi nuk është analizimi  për të mirat apo anët negative qëajo solli, pasi ato janëtë provuara më sëmiri në jetën e përditshme si dhe mediat kanë folur gjatë për efektivitetin e saj. Pa diskutim qëqeverisja aktuale  ja pa hajrin këtij organizimi pasi në situatat zgjedhore shifrat dhe produktet elektorale ishin tëkënaqshme dhe të ndikuara prej saj, ndërkohë që asnjëherë nuk u morën  në analizëtreguesit e zhvillimit e të mirëqënies për njerëzit.Konkretisht dua të ndalem në impaktin që do të japi një reformë e tillëe pritshme  nërishikimin e strukturave të Policisë së Shtetit. Ligjërisht, objekti kryesor i veprimtarisë së këtij institucioni publik ështëkontrolli i territorit jo në kuptimin fizik, por tëmbikqyerjes të paligjshmërive të individit apo grup personash që veprojnë në njëkohe dhe hapësirëterritoriale të caktuar. Pra, kur themi mbikqyerja e territorit kemi parasysh, parandalimin e aktivitetit kriminal që mund të kryhet si dhe tëdokumentohen produktet kriminale të materializuara në territor.Krahas kësaj, kontrolli i territorit shtrihet pothuajse edhe për të gjitha aktivitetet kulturore masive që organizohen nga subjektet publike  e private, mjaft që ato të kryhen brenda kornizave ligjore.Në këtë kuptim ushtrohet sundimi i ligjit për sigurine publike dhe marrin jetë detyrat funksionale të Policisë së Shtetit të cilat zbatohen non stop 24 në 24 orë në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit  operon sipas juridiksionit lëndor dhe territorial. Kështu, ajo i shërben qytetarit apo kujtdo subjekti pavarësisht si paraqitet ai në raport  me ndarjen territoriale. Në vitin 2015 kur u zbatua reforma territorialePolicia e Shtetit reflektoi duke realizuar  ristrukturimin e vet, fillimisht në nivel vendor e më pas në qendër. Nëcilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës ku kishte përfaqsues edhe nga  misioni ICITAP, në tavolinën e titullarit të kohës,u paraqit një studim i plotë për “Organizimin e Policisësë Shtetit në Nivelin Vendor”. Aty  argumentohej parimisht  dhe me shifra  bindëse gjendja konkrete e strukturave policore të nivelit vendor, si limitet organike, hierarkia strukturore, treguesit e kriminalitetit, numri i popullsisë dhe lëvizjet demografikesi dhe shumë indikatore sociale e kulturor të njësive vendore. Synimi kryesor i këtij materiali ishte që tërealizohej  ristrukturimi dhe përshtatshmëria e policisësë shtetit në kushte të reja të reformës, gjithnjë duke ruajtur parimet kryesore të funksionimit dhe specifikat që kishte territori

Për çudinë e kohës, titullarët nuk e panë të arsyeshme që të bëhej implementimi i tij, pasi edhe pse u pëlqye në parim, u shprehën se, “…. Ky studim ështëi mirë por do kohë që të zbatohet, ndërsa aktualisht  kemi disa objektiva të tjera përpara”. Me detyrën e Këshilltarit pranëKabinetit të DPPSH në vitin 2014, ndiqja me vëmëndje realizimin e sukseseve të policisë në interes tësigurisë publike, tëshërbimit ndaj qytetarit  si dhe të treguesve të luftës ndaj kriminalitetit, pasi propaganda e shfaqur në filozofinë“një shtet, një polici” zuri  vënd dhe  ndikoi nëfillimet e para të qeverisjes nëmobilizimet e policisë vendore. Edhe më pas propoganda u thellua me dogmën për “sundimin e ligjit” duke kompozuar struktura enkas përluftën ndaj korrupsionit siç ishin OFL-ja, etj. Sukseset dhe përmisimet e punës së policisëtë kësaj kohe ishin  të veshura me propogandë, pasi shumë shpejt si të gjithë qytetarët e kohës, pashëdhe preka  realisht rënien e shkëlqimit të këtyre mikroreformave. Arsyet ishin të shumta ndërkohë që i vetmi produkt masiv ishte,  gjelbërimi në male e fusha, në kodra e lugina, ku si asnjë herë në historinë e viteve të tranzicionit demokratik, shifrat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike kishin arritur majat. Kjo pasqyrëe kësaj periudhe më nguliti në mëndje se ata qëdrejtonin policinë  e shtetit në qender dhe në nivelin vendor tëviteve 2015 e më pas, paskan pasur pikërisht këto “objektiva”, ndërkohë qëidealizmi jonë  gjykonte  se politika dëshironte  vërtet të reformonte shërbimn policor për qytetarin dhe për garantimin e sigurisë të vendit.

Gjithësesi, Policia e Shtetit nuk ngeli pa u ristrukturuar, ajo i shkoi pas reformës territoriale, por në arsyetimin tim  nëmënyrën  më të keqe të mundshme. Së pari, nuk u respektuan parimet e ndarjes territoriale ku një pjesë e madhe e bashkive rezultonin  pa një bërthamë urbane që plotëson kriteret ndërkombëtare të klasifikimit me rreth 5 mijë banorë. Për pasojë në këto njësi bashkiake nën efektet e zhurmës mediatike u instaluan struktura formalisht të barasvlefshme me strukturën bazë operacionale dhe hetimore  dukei emërtuar“Komisariate Policie”. Pra, në çdo njësivendoretënjohur si evogël, policia e shtetit përfaqsohej mestrukturëtënjëhsuar me  “Komiariat Policie”. Nga aplikimi formal i strukturimit koha vërtetoi për një degradim tëkësaj strukture  kryesore “Komisariati i Policisë”, pasi implementimi itij nuk gjeti përputhshmëri me territorin ku operohej. Do ishte shumë më mirëqënëkëto njësi vendoretë funksiononte struktura “Stacion Policie”në vartësi nga struktura kryesore, me qëllim që territori të kontrollohej i harmonizuar, në unitet dhe jo i copëzuar.Në këtë mënyrë u emërtuan “Komisariat Policie” edhe pranëbashkisë sëMaliqit, Cërrikut, Himara, Përmeti, Delvina, Konispoli, Selenica, Divjaka,  Puka, Fushë-Arrëza, Hasi, Vau të Dejës, etj,ku  qendrat administrative nuk e kishin  një popullsi bërthamë në minimum 5 mijë banorë. Në mungesë dhe të akteve normative këto njësi policore,si pa kuptuar  morëndhe “pavarësi” funksionale, ndërkohë që në përbërje të tyre mungonin shumë pjesë të organigramës bazë. Pra, ishin “Komisariate Policie” në emër, por të cunguara nga shumë shërbime të brendshme të cilat i plotësonin në strukturën e qarkut, d.m.th në  Drejtorinëe Policisë.Benificet e këtij emërtimi i gëzonte vetëm titullari i saj që merrte gradën, ndërsa funksionet e tjera trajtoheshin si të nivelit të dytë ose të tretë të hierarkisë strukturore. Së dyti, nuk u morën fare nëkonsideratë  treguesit e lëvizjeve demografike tëpopullatës sidomos të qyteteve të mëdha e veçanërisht të  Tiranës, ku kjo e fundit në mënyrë urgjente kërkonte formatim koherent në raport me numrin e popullsisë dhe të treguesve të tjerë të sigurisë publike. Ky formalitet solli pasoja nëcopëzimin e ndjekjes së problemeve, nëecurinë në karrierë e sidomos në dhënien e gradave policore. Në të njëjtën gradë policore ishte titullari i një Komisariati Policie nënjësite vendore të mëdha si Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër etj, me titullarin e Komisariateve të vogla që nuk komandonin as një të dhjetën e numrit të efektivave ose të numrit dhe problematikave të kriminalitetit dhe të sigurisë në tërësi. Si përfundim i kësaj reforme erdhën në jetë 12 Drejtori Vendore Policie  dhe 42 Komisariate Policie si dhe shumë Stacione Policie. Deformimi i dhënies së gradave policore  u duk që në momentin e parë të implementimit tëreformës. Marrja e tyre për shkak të emërimit në detyrë jashtë procesit konkurues dhe në shkelje të afateve për kohen e qëndrimit në gradë, i ka bërë një dëm të pallogaritur organizatës së policisë. U përsërit  i njëjti gabim i bërë në vitet 2005-2007 ku u dhanë gradat me lopatë për shkak të implementimit të strukturtave të reja sipas ligjit të kohës. Anomalia e krijuar  u rëndua më tepër po ti shtojmëfaktin se maxhoranca politike  e vitit 2014e më pas, riaktivizojëpa konkurim me dhjetra e qindra punonjës policie të nivelit militant apo të rrethit miqësor e nepotik të saj. Përpos saj, kjo pseudoreformënuk mori në konsideratë edhe organizimet e pushtetit gjyqësor apo të organit të prokurorisë, ku siç dihet veprimtaria e saj ështësa e varur aq dhe detyrimisht bashkëpunuese me to. Me fillimin e reformës nëdrejtësi në vitet 2016 e më pas, sidomos riformatimi i pushtetit gjyqësor dhe ai i prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm, niveli vendor i policisë u gjend tepër i papërgatitur  dhe reagimi i saj për ti shkuar disi nga pas dhe në mënyrë harmonike  ishte i ngadaltë ose pothuajse i vakët.Funksionimi i strukturave të posaçme të drejtësisë si SPAK, GJKKO, solli dukshëm rritjen e kostove të veprimtarisë policore nëinteres të sigurisë publike si në rastet e shoqërimeve të personave nëpër gjykata e prokurori për veprime të ndryshme proceduriale penale apo vështirësia e bashkëpunimit me këto struktura brenda njësisë së kohësnë interes tëhetimeve të plota.  Këto vështirësi japin  impakt negativ në cilësinë e shërbimeve policore në gjithëthellësinë e organizimit policor si nëshërbimet e hapura ashtu dhe në veprimtarinë inteligjente të saj.Në këtë situatëështë e lehtë tëkuptohet që kur nuk funksionon  filozofia e sundimit të ligjit për sigurinë publike, gjithnjë dalin të fituar ata që e dëshirojnëatë.

Me të mirat e të këqiat e saj e  harrojmë për një çast gjendjen e krijuar. Po tani që politika e kohës e bën  të domosdoshme reformën territoriale, çfarë do të bëjë Policia e Shtetit ?. Do të rri duarkryq dhe do të bëjë sehir apo  do të jetë aktive  dhe do të ndërrmari veprime reformuese në përputhje me kërkesat e ligjit dhe situatën disi të rënduar të sigurisë në vend. Edhe pse ende nuk kemi të miratuar ndonjë ligj të ri të reformës administrative-territoriale apo dhe tëhartës të re të saj, arsyetoj që Policia e Shtetit duhet të vihet në lëvizje duke iparaprirë reformës. Studimi i vitit 2015 me objekt “Organizimi i Policise së Shtetit në Nivel Vendor” duhet të dali nga sirtaret e dollapët e arkivës, tënjihen drejtuesit e sotëm dhe të vlerësojnëproduktet e tij. Është e qartëqëkohaka bërëndryshime të mëdha social-ekonomike dhe patjetër  studimi  kërkon azhornimin e vet, por njëgjëështë e sigurtëqëefektiviteti i tij do të jetë shumëpozitiv,pasi ai ka në themel analizën e indikatorëve dhe respektimin eparimeve kushtetuese, administrativ e profesionale që zbatohen për raste të tilla.

Ndoshta nuk ka vend për hipotetizëm, por flitet për ndryshime të mëdha të organizimit territorial e administrativtë vendit. Bëhet fjalë për emërtime dhe ndarje administrative si “Rajone”, “Qarqe” “Bashki” apo “Njësi Administrative”. Bëhet fjalë për rritje apo reduktim të numrit tënjësive tëpushtetit  vendore në raport me aktualen apo për ndryshime kufijsh të këtij organizimi, për bashkime e veçime të pjesëve të ndryshme të territorit ndoshta dhe të panjohura deri më sot. Si në të gjitha reformat e mëparshme  edhe  për këtë rast  kam  rezerva, edhe pse në dukje synimii politikës është serioz, në interes tëqeverisjes vendore dhe mirëqënies së jetës së qytetarit, të zhvillimeve social-ekonomike gjithnjëpër integrimin e Shqipërisë në BE. Por jam i detyruar tëshpreh bindjen se edhe këto reforma do të kënëprioritetinteresin elektoral dhe asgjë më tepër.Nëkëto 36 vjet sistem politik  i quajtur demokratik, janë me dhjetra fakte publike që  të bindin se kur nuk qeveriset në administratën qëndrore  nuk bëhet fjalë për qeverisje vendore. Nëpër takime e aktivitete ndërkombëtare propogandohet për programe, strategji dhe objektivaqeverisësetë kalkuluara dhe të dixhitalizuara për Shqipërin/ 2030. Shpejtësia dhe domosdoshmëria e reformës administrative territoriale kërkon reagimin e Policisë së Shtetit, ku mbi të gjitha duhen evidentuar indikatorët e rinj  për ti vlerësuar seriozisht. Sa më e përgatitur të jetëajo  në kohën paraprake aq më  lehtë dhe më cilësor do të dalin produktet e organizimit vendor të saj. Është rasti të kujtoj se integrimi europian kërkon të ndërtohen struktura tepër profesionale, larg ndikimeve politike, ti shërbejnë  qytetarit por dhe të shndërrohen në shkolla të konsolidimit profesional për burimet njerëzore që dalin nga bankat e shkollës dhe shkojnë të vertëtojnë në praktikë çfarë kanë mësuar.

Hierarkia strukturore duhet të ketë në qendër të vemendjes karrierën e efektivit policor. Politikat e burimeve njerëzore tëngulisin në filozofinë e tyre se fillimet e karrierës policore bëhen në struktura të vogla, me më pak probleme dhe tëmenaxhueshme profesionalisht. Kjo do të nxisë dhe motivojë çdo pjestar të policisë që të tregojnë aftësi, ndershmëri dhe dashuri për misionin që kanëndërrmarë por dhe  do të selektojë ndoshta ata që kanë hyrë me dy mendje ose me parimin të shkojmë një herë pastaj të shohim dhe aq më tepër ata të parimit “…të kapim çfarë të kapim”.

Reformat strukturore kërkojnë të njihen  indikatorët si,numri i popullsisë, tregues të gjëndjes së kriminalitetit dhe format e shfaqjes së tij,objekte  social- kulturore të rëndësishme. Ndërkohë,  duhen  parë prania  e institucioneve të drejtësisë, si prokuroria, gjykata, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale apo institucione të administradës vendore të shërbimeve publike. Duhet  të merret  në analizë  perfomanca e sigurisë publike në tërësi, si treguesit e shkeljeve administrative, mbështetjetpolicore për të tretët, zbatim vendimet e gjykatave, prania e krimeve  kundër mjedisit, sezonin turistik e veçorite e tij, infrastruktura  rrugore, aktivitete kulturore sportive deri në veçoritë e çdo njësie vendore.Me  këtë shtrat, duhet të arsyetojë dhe rishikojë  reformën  dhe strukturat e Kufirit dhe Migracionit, ku të argumentohen se përgjegjësia për kontrollin e territorit është i barasvlefshëm dhe për këto njësi policore, me qëllim garantimin e sigurisë në kufi sipas objektit  dhe procedurave të punës që ata kanë.

Ndryshimet e fundit  që pësoi ligji organik i Policisë së Shtetit, më shumë bëjnë  fjalë për korigjimin e disa formulimeve që i shërbejnë ecurisë në karriere siç janë shkurtimi i afateve të qëndrimit në gradë, zgjerimi i kompetencave për titullarin apo rikthimi i tij  mbas perfundimit të mandatit e deri në caktimin e disa normave  tëndryshimit të moshës për rekrutimet në arsimin policor.  Por nuk  më ngrohu fakti që  nuk pashë  futjen e koncepteve të reja për ristrukturime bashkëkohore dhe në harmoni me pushtetin vendor, atëgjyqësor,të prokurorisë apo me administratën vendore.

Duhet kuptuar mirë se çdo titullar i njëstrukture policore sado i aftë qoftë, kur merr një përgjegjësi publike nuk mund ta realizojë atë pa vlerësuar  disa parime të funksionimit siç janë, planifikimi, organizimi, drejtimi dhe kontrolli  ku përparësi  merr administrimi i mirë i resurseve njerzore dhe pajisjeve  teknollogjike.Ana tjetër  është se një organigramë  sado e mirë në dukje nuk është gjithçka, pasi ajo është paraqitja grafike e pjesëve e cila pasqyron lidhjet e tyre  duke krijuar të tërën.Edhe  një strukturë e mirëndërtuar  nuk mund të funksionoje pa  veshjen juridike të saj, që janë tërësia e  rregullave e procedurave standarte që lehtësojnë të kuptuarit e  organizimit dhe të funksionimit. Janë pikërisht këta elementë bazë, mungesa apo mos funksionimi i njërës  të çon në dështim të së tërës. Thelbi i ndërtimit strukturor të një institucioni është i lidhur me sistemin dhe misionin  ligjor për shërbimet që detyrohesh të ofrosh.

Gjithësesi,personalisht shpreh bindjen dhe uroj që produktet e reformës administrative territorialeqëështënë pritshmëri, do tëvlerësohen  me seriozitet nga drejtuesit e Policisë së  Shtetit për  reflketimin e e saj në përmisimin strukturor të institucionit  në të ardhmen në interes të sigurisë publike në vend.