Aktualitet

10 minuta shi “mjaftojnë” për të përmbytur Elbasanin: Ku janë kanalizimet?

Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që disa zona të Elbasanit të përmbyten dhe të bllokohen nga uji mesditën e sotme.

Banorët raportojnë se rrugët janë mbushur me ujë në një kohë shumë të shkurtër, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Kjo situatë është kthyer në një problem të përsëritur sa herë ka reshje, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e rrjetit të kanalizimeve, kapacitetin e tij për përballimin e reshjeve dhe mirëmbajtjen e sistemit.