Politikë

Rama takim me strukturat e PS dhe qytetarët në Vlorë, në fokus reforma territoriale

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët.

Rama shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi.

Takimi po zhvillohet në sallën e Pallatit të Kulturës, ku janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, si edhe qytetarë të Vlorës.

Takimi i Ramës në Vlorë vjen në kuadër të angazhimeve të Partisë Socialiste me strukturat në bazë dhe qytetarët për çështje që lidhen me zhvillimin dhe administrimin vendor.