Aktualitet

“Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës

Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës në Tiranë, teksa ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po largohej drejt automjetit të saj.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa prej protestuesve e kanë ndjekur nga pas, ndërsa i kanë drejtuar thirrje.

Protestuesit kanë brohoritur në drejtim të Ballukut “Hajdute!”, ndërsa thirrja është përsëritur disa herë gjatë momentit kur ajo po i drejtohej makinës.