Aktualitet

Aksident tragjik në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin! (Emri)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit.

Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin A.G., ka përplasur 70-vjeçarinXhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari mori ndihmën e parë mjekësore në Elbasan dhe më pas u nis drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve, ai ka ndërruar jetë.